Dule Grupimet nacionaliste po minojne marredheniet Shqiperi-Greqi

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, akuzoi nga Korça grupimet politike me sfond nacionalist, se po bëjnë përpjekje për të minuar marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Greqisë. Dule u bëri thirrje politikanëve të këtij spektri të lënë mënjanë interesat e vogla, të përmbledhura në një grusht votash.
Këto deklarata, Vangjel Dule i bëri gjatë festimeve me rastin e 22 vjetorit të themelimit të degës së organizatës Omonia në qytetin e Korçës, ku midis të tjerash vlerësoi edhe solidaritetin që manifestoi komuniteti mysliman në ditët kur drama e Namik Dokles, u kontestua nga Mitropolia e Shenjtë.