E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari në Gjykatë, Ndrea Prendi akuzohet për vrasje me dashje

Tiranë- Gjykata e Tiranës hodhi sot shortin për dosjen e 21 Janarit nga ku u mësua se ish- kreun e Gardës Ndrea Prendin, gardistin Agim Llupo dhe shoferin e Ndrea Prendit, Margarit Kumen do ta gjykojë një trupë gjykuese e drejtuar nga gjykatës Besnik Hoxha.

Ndërsa Armando Kasaj, ish- drejtori i zyrës së IT-së në Kryeministri do të gjykohet në mënyrë të veçuar nga Ibrahim Hoxha. Ndërkohë dosja e 21 Janarit është dorëzuar sot në gjykatë, lidhur me hetimet e Prokurorisë ndaj efektivave të Gardës së Republikës.

Organi i akuzës ka bërë më dije se në bazë të hetimeve të kryera, më datë 20.04. 2012 ka dorëzuar pranë Gjykatës së rrethit Tiranë dosjen në ngarkim të shtetasve Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës mbi të cili u ngrit akuza për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje, të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, si dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë;ndaj shtetasit Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës mbi të cilin u ngrit akuza për veprën penale të ‘rasjes me dashje të kryer në rrethana të tjera cilësuese, e kryer kundër dy, ose më shumë personave, me pasojë vdekjen e shtetasve Hekuran Deda e Ziver Veizaj, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, Sokrat Gode; ndaj shtetasit Margarit Kume, me detyrë shofer i komandantit të Gardës së Republikës me akuzën për veprën penale të Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës; ndaj shtetasit Armando Kasaj, me detyrë specialist i IT në Këshillin e Ministrave, u ngrit akuza për veprën penale Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndër të tjera organi i akuzës ka bërë me dije se ka pushuar hetimet  më datën 20.04.2012, për tëtë efektivat e Gardës: Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli.

Po ashtu bëhet e dije se hetimet vazhdojnë në lidhje me përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e dy demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Zbardha e hetimit të Prokurorisë:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar si me poshte vijon:

Në datën 21 Janar 2011, nga ana e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi masiv në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tubim për të cilin  ky subjekt ka njoftuar më shkrim edhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë si organ i ngarkuar në bazë të ligjit për miratimin e mbarëvajtjen e tij.

Kjo e fundit pas njohjes me kerkesen, ka lejuar zhvillimin e ketij manifestimi  duke kerkuar dhe zbatimin sipas ligjit te detyrimeve te organizatoreve dhe njekohesisht ka marrë masa për sigurimin e rendit dhe për ruajtjen e godinave me forca policore të rendit dhe atyre speciale

Nisur nga fakti se manifestimi do te zhvillohej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne te cilin ndodhet dhe godina e Kyeministrise ku mendohej se do te kishte grumbullime masive  te manifestuesve,grumbullime keto te cilat mund te shoqeroheshin dhe me veprime te dhunshme,nga ana e Komandantit të Gardës së Republikës, të pandehurit Ndrea Prendi me urdhrin Nr.28s/1 date 19.01.2011,jane urdheruar të gjitha njësitë e Gardës së Republikës, që të bënin forcimin e masave të gadishmërisë për sigurinë, ruajtjen dhe mbrojtjen e PLSH-ve, PSH-ve, ORV-ve dhe infrastrukturës së Gardës së Republikës duke u percaktuar konkretisht se

  1. 1.     Garda e Republikës, nga ora 11.00 data 21.01.2011, deri në përfundim të demonstratës së organizuar nga opozita në Tiranë dhe përpara institucioneve të larta shtetërore, të kalojë në shkallën e shërbimit të përforcuar.
  2. Drejtuesit e strukturave të planizojnë, organizojnë e drejtojnë masat e sigurisë për ruajtjen e mbrojtjen e ORV-ve,PLSH-ve, PSH-vedhe infrastrukturës së Gardës së Republikës

Nga te gjitha strukturat vartese ne  zbatim të detyrave qe u ishin lene  në urdhrin e mësipërm,  jane perpiluar planet e masave  me detyra konkrete,keshtu :

1.Shtetasi Dashamir Shehu si Komandanti i Njesise Nr.2,qe mbulon sherbimet per ruajtjen e Selise se Kryeministrise, Selise se Kuvendit, rezidencave qeveritare,  baneses se Kryeministrit dhe Kryetares se Kuvendit ka perpiluar  planin e masave per efektivin e tij I cili ne vleresim te situates se pritshme I ishin planifikuar dhe forca te tjera shtese  e konkretisht, tre grupe nga tre njesite e tjera,ku

Njesia  e Pare kishte 25 efektiv me pergjegjes sherbimi kapitenin Altin Kollcinaku,

Njesia e Trete- 25 efektiv  me pergjegjes sherbimi kapiten Fatos Bushatin

Njesia e Katert 10 efektiv me pergjegjes sherbimi major Aleksander Deda.

Ketyre efektivave u jane bashkngjitur  dhe forca te tjera te Drejtorise se sigurimit te PLSH qe do te ishin te planizuar ne sherbim te O.R.V (Objekte te rendesise se vecante).

Sipas urdherit ne fjale te gjithe efektivet e ketyre njesive ,do te ishin te pajisur me arme zjarri automatic model 56,fisheke manover dhe fisheke luftarak helmete,jelek sherbimi  e kundragaz dhe pas detajimit te planit te masave ku kane qene percaktuar detyrat konkrete jo vetem te njesise ne teresi por dhe te grupeve e nengrupeve ne vecanti, nga ana e komandanteve te njesise jane kryer instrukatazhet perkatese  per rinjohjen e trupave me ligjin  per perdorimin e armeve te zjarrit,situatat e pritshme dhe menyrat e reagimit te trupave sipas ketyre situatave etj.

Pas perfundimit te instruktazheve nga ana e gjithe trupave ne piken e grumbullimit eshte bere pajisja e tyre me armatimet perkatese dhe rreth oreve 11.00-13.00 ata jane afruar prane objektit ne fjale dhe me pas kane  marre ne kontroll dhe zonat e caktuara  e konkretisht

  • Njesia Nr.1 me komandant personin nen hetim Altin Kollcinaku eshte pozicionuar ne vend vendosje -zona tek vend parkingu I Kryeministrise nga ana e Piramides,-
  • Njesia Nr.2 me komandat personin Dashamir Shehi  I cili do te ishte njekohesisht dhe komandant I gjithe njesive te mesiperme ishte me vendvendosje-ana perendimore e godines pjesa ballore e saj
  • Njesia Nr.3 me komandant personin nen hetim Fatos Bushati,vendvendosje -  tek parkingu I Ministrise se Financave perballe viles LOGORECI-
  • Njesise Nr.4  me komandant personin nen hetim Aleksander Deda ,vendvendosje- pjesa e pasme e godineas se Kryeministrise  nga dera e Ministrise se Financave deri ne kufizimin e me QKR

2.Shtetasi Alfred Ahmetcenaj si  Komandanti i Njësisë Speciale, ka hartuar Planin e Masave me Nr.28s/9, date 21.01.2011, plan i cili i është miratuar nga Shtabi i Gardës. ku mes te tjerash ishte percaktuar

  • Nje seksion i N

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›