Vrasjet në Shkup, MPB padit 5 persona për terrorizëm
Shkup- Ministria e Brendëshme maqedonase ka paditur për terrorizëm ndaj 5 personave të dyshuar si autorë të vrasjes së pesë-fishtë në Shkup.
Në një deklaratë për mediat, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska deklaroi se vrasjet janë kryer nga 3 persona, ndërsa 2 të tjerët i kanë ndihmuar.
Kallëzime penale për terrorizëm janë ngritur kundër pesë personavve. Nga ky grup, tre prej tyre janë arrestuar dhe dy janë në arrati. Një nga dy personat që gjendet në arrati është i dyshuar si kryerës i drejtpërdrejt i vrasjes në Liqenin e Smilkovës,- deklaroi ajo.
Sipas saj autorët e krimit janë dy vëllezër të moshës 32 dhe 33 vjeç, dhe një 27 vjeçar.
Sipas njohurive që kemi deri tani, tre të arrestuarit më 12.04.2012 rreth orës 20:00, në afërsi të fshatit Smillkovcë, në vendin e quajtur Liqeni I Smillkovcës, me marrëveshje paraprake, me përdorimin e armëve të zjarrit( 2 pushkë automatike dhe një pistoletë), kanë vrarë pesë djemtë, më pas çme veturën e tipit Opel Omega ngjyrë të errët të kuqe, ata janë larguar në afërsi të vendit të quajtur Vrazhi Vir dhe e kanë lënë veturën,- tha ministrja Jankullovska.
Ndërsa dje policia Maqedonase arrestoi 20 persona, pasi dyshohej se ishin të përfshirë në masakrën e Shkupit ku u vranë 5 persona.