21 Janari perjashtohet gjyqtari

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e avokatit të Ndrea Prendit për të përjashtuar nga trupa e gjykimit të dosjes “21 Janari”, gjyqtarin Fatos Qato.
Sipas gjykatës shkak i përjashtimit të gjyqtarit Qato nga cështja ka lidhje me konfliktin e interesit. Më konkretisht, referuar kërkesës së avokatit Genci Gjokutaj, duke qenë se bashkëshortja e gjyqtarit është pjesë e strukturave të Partisë Socialiste, është pikërisht ky subjekt që organizoi demonstratën e 21 janarit. Ky argument duket se është parë si moment konfliktual për ta lejuar gjyqtarin Qato të jetë pjesë e gjykimit të të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume. Procesi i 21 janarit, aktualisht ka vetëm një gjyqtar, relatorin Astrit Haxhialushi. Dy të tjerët dolën nga përbërja e treshes duke qenë se gjyqtari Agron Papajani u dorëhoq me kërkesë të mbrojtjes pasi kishte marrë pjesë në caktimin e masës së sigurisë për Agim Llupon, ndërsa Qato për shkak të bashkëshortes. Pritet që shorti të caktojë dy emrat e tjerë të trupës gjyqësore për cështjen, tashmë më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare. / Top Channel