E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji pranon kerkesen e LSI-se per Kukesin

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për hapjen e kutive të votimit në Qarkun e Kukësit.

Pas rrëzimit të kërkesës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI paraqiti kërkesën e saj në Kolegj ku pretendon se i është hequr mandati i saj në këtë qark. Si prova, kjo forcë politike paraqiti pamjet filmike ku tregohej mospërputhja e numrit të votave me rezultatin e tabelave. Kolegji pranoi të administrojë si prova këto pamje dhe kërkoi kryerjen e një akt-ekspertimi për pretendimet e LSI-së. Mandati i tretë Pas zgjedhjeveAsnjë ndryshim në ShkodërKQZ, rinumërimi i votave të Shkodrës Braçe: E vërteta e votave të Lezhës i PD-së dhe mandati i LSI-së në Qarkun e Kukësit i ndajnë një grusht votash. Fillimisht u përfol për një ndarje mandatesh 2 me 2 mes aleancës së majtë dhe asaj të djathtë, por më vonë tabelat u korrigjuan nga KQZ dhe Partia Demokratike mori 3 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandat. Një ditë më parë, po ky institucion pranoi kërkesën e PS-së duke e cilësuar të paligjshëm rinumërimin e votave nga ana e KQZ-së për Qarkun e Lezhës. Vendimi mbërriti në ditën kur në KQZ po numëroheshin votat e Qarkut të Shkodrës. Pavarësisht këtij vendimi, KQZ nuk ndërpreu rinumërimin në Shkodër duke argumentuar se vendimi i Kolegjit ishte vetëm për Qarkun e Lezhës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›