21 Janari, jep dorëheqjen gjykatësi Papajani, seanca shtyhet në datën 25 korrik
TIRANE- Në Gjykatën e Apelit u zhvillua sot seanca e parë egjyqësore ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në 21 Janar të viti 2011. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta dhe është shtyrë për në datën 25 korrik, pas zhvillimeve.
Avokati mbrojtës Genci Gjokutaj që mbron interesat e ish-shefit të Gardës Ndrea Prendi kërkoi që në nisje të seancës përjashtimin e gjykatësit Agron Papajani dhe Fatos Qato.
Avokati Gjokutaj, në pretendimin e tij tha se gjykatësi Agron Papajani ka marrë pjesë në një tjetër gjyq të zhvilluar për 21 Janarin, në ngarkim të gardistit Agron Llupo, ndërkohë që bashkëshortja e gjykatësit Fatos Qato një nga anëtaret e PS ka marrë pjesë në protestën e PS-së cka ndikon në gjykimin e cështjes.
Gjykatësi Agron Papajani tha se kishte vendosur personalisht të jepte dorëheqjen pasi kishte marrë pjesë në gjyqin e zhvilluar ndaj gardistin Agron Llupo.
GJYQI
Çështja e 21 Janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.
Gjykata argumentoi, në shkurt të këtij viti, se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka patur dashje për të vrarë demonstruesit.
Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet ende e pazbardhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit.
lajmi vijon........
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 21 Janari, Rama: Vendimi i gjykatës i tmerrshëm, Berisha përgjegjësi për ngjarjen