E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Kundershtari politik, tenton te ndikoje ne zgjedhjet e PD Rozeta Rapushi



Kandidati per kreun e Partise Demokratike, Sokol Olldashi, kerkoi dje nga baza e selise blu qe te qendrojne larg spekulimeve qe vektore te se majtes, sipas tij, po kerkojne te ndikojne ne procesin e zgjedhjeve ne PD. Gjate nje takimi me bazen e PD-se ne Lushnje, Berat dhe Kucove, Olldashi akuzoi se ka nje perpjekje te qarte te segmenteve te LSI-se per te nderhyre ne kete proces. "Ka nje perpjekje te tmerrshme nga vektore te majte, brenda shtypit shqiptar. Po ti shikoni takemet e analisteve, te cilet nuk gjejne kurre asgje, jane te njejtet qe e luftuan me te gjithe bresherine e tyre Partine Demokratike, para zgjedhjeve. Jane te njejtet qe tani po perpiqen te bejne diversion. Jane te njejtet qe na vodhen votat me parate e pista qe vodhen gjate pushtetit tone, te cilet po perpiqen te nderhyjne ne kete proces", - reagoi Olldashi. Sipas tij, ne Lushnje, Berat dhe gjetke, ka nje perpjekje te qarte edhe nga segmente te LSI-se per te nderhyre ne kete proces ndaj ato duhet te mbahen larg. "Kjo parti eshte parti e demokrateve. Kjo parti eshte e grave dhe burrave te lire qe vendosin vete me mendje te ftohte se cila duhet te jete e ardhmja e kesaj strukture, ku bejne pjese te gjithe", - shtoi demokrati. Gjate takimeve te zhvilluara diten e djeshme, kandidati per kreun e PD-se, theksoi gjithashtu se zgjedhjet per pasuesin e liderit historik te demokrateve, jane nje proces vlerash, nje gare dinjitoze qe i jep peshe vendimmarrjes se anetaresise. Ne kete kuader, ai u beri thirrje demokrateve te marrin pjese ne kete proces dhe te gjithe bashke te nisin veprimin me te forte opozitar per te rikthyer Partine Demokratike ne shumice politike. "Kjo parti nuk eshte krijuar per te ndenjur ne opozite. Demokratet nuk kane asnje minute dhe asnje dite kohe per te humbur. Partia Demokratike ka nje mision ende te pambyllur, misioni qe ka nisur ne vitin 1990, kur eshte krijuar, misionin qe e ka rimarre ne 2005-en dhe e ka cuar deri ne 2013 dhe misionin qe duhet te rimarre me shpejtesi per te bere Shqiperine europiane, ate Shqiperi qe kerkohej qe diten e pare te themelimit te saj", - nenvizoi Olldashi. Sipas tij, kundershtari politik eshte thyer ende pa marre pushtetin, pasi koalicioni qe ringjalli PPSH-ne po rrezon programin e vet. "Shqiptaret nuk do te pranojne qe themelet e shtetit te shkaterrohen nga blerja e votes dhe pazaret politike", - theksoi ai.

QENDRIMI

"Mazhoranca e re, eshte thyer ende pa marre pushtetin"

Per kandidatin per kreun e Partise Demokratike, Sokol Olldashi, mazhoranca e re eshte thyer ende pa marre pushtetin. Kjo sipas tij, pasi dite pas dite, mazhoranca e re po rrezon programin e saj, ato qe premtoi para zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit. "Shqiptaret nuk do te pranojne qe themelet e shtetit te shkaterrohen nga blerja e votes dhe pazaret politike", - u shpreh i bindur gjate takimeve me bazen e Partise Demokratike ne Lushnje, Berat dhe Kucove. Ai siguroi per nje opozite te forte te PD-se dhe rikthimin e saj ne pushtet me mundjen e PS-se ne zgjedhjet e 2015.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›