E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Do te lartesojme anetaresine dhe bazen e PD



Kandidati per kreun e PD-se, Lulzim Basha siguroi dje bazen e kesaj force politike ne Vlore, Shijak, Fushe-Kruje dhe Kruje, se me zgjedhjen e tij ne krye te selise blu, do te degjohet zeri i cdo anetari te thjeshte dhe kontributi i tij do te vleresohet. Ne kete menyre, sipas Bashes, Partia Demokratike do te jete me e forte per luften opozitare dhe rrugen per tu kthyer ne pushtet. "Si partia qe jep garanci qe zeri i cdo anetari te degjohet, qe kontributi i cdo anetari nder vite e deri me sot, te perkthehet ne merite transparente para anetaresise, jemi gati te nisim qe sot luften opozitare me te paepur por dhe rrugetimin tone me te vendosur, drejt rikthimit si mazhorance zyrtare ne Shqiperi", - nenvizoi Basha. Demokrati, njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes, siguroi se me te ne krye te PD-se, do te lartesohet anetaresia dhe baza e PD-se ne nje piedestal te ri statusor. Duke prezantuar platformen e tij per drejtimin e Partise Demokratike, Basha garantoi anetaret e vjeter dhe te rinj te Partise Demokratike, se nese zgjidhet kryetar i PD, baza e kesaj partie do te lartesohet ne nje piedestal te ri statusor, duke u bere pjese e rendesishme e vendimmarrjes ne PD. "Mijera mesazhe nga themelues qendrestare dhe anetare te rinj te PD ma kane mbushur zemren qe sot me optimizem, jo vetem sepse kane mirepritur projektin tim por sepse qe sot kane shprehur gatishmerine e tyre per te bere gjithcka qe Partia Demokratike te kthehet nje ore e me pare ne drejtimin e endrres tone evropiane. Dua t'ju them sot nga Vlora, se ne statusin e ri te PD, ne do ta lartesojme anetaresine dhe bazen e PD, ne nje piedestal te ri statusor", - vijoi Basha. Sipas tij, kjo nenkupton vendosjen me vote te cdo procesi, nga emerimet dhe perzgjedhjet e kryetareve baze te seksioneve, grup-seksioneve, degeve e deri tek perzgjedhja e me te mireve mes nesh, per tu perballur ne betejat tona politike, lokale dhe qendrore. Takimet e kandidateve me bazen e anetaresise se Partise Demokratike, sa vijne e shtohen ne keto dite te fundit te fushates se tyre elektorale. Zgjedhjet per kreun e ri te PD-se, do te zhvillohen ne 22 korrik dhe ne rastin me te mire te ecurise se procesit te numerimit te votave, rezultatet pritet te dalin nje dite me vone, ne 23 korrik.

QENDRIMI

"Mijera mesazhe nga themelues qendrestare dhe anetare te rinj te PD ma kane mbushur zemren qe sot me optimizem, jo vetem sepse kane mirepritur projektin tim por sepse qe sot kane shprehur gatishmerine e tyre per te bere gjithcka qe PD te kthehet nje ore e me pare ne drejtimin e endrres tone evropiane. Dua t'ju them sot nga Vlora, se ne statusin e ri te PD, ne do ta lartesojme anetaresine dhe bazen e PD, ne nje piedestal te ri statusor", - premtoi dje kandidati per kreun e PD, Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›