21 Janarit, ndalohet një tjetër demonstrues
Shënohet një tjetër demonstrues i 21 janarit i identifikuar nga policia e Tiranës si pjesë e dhunës të ndodhur në bulevardin përpara kryeministrisë.
Sazan Zoto 39 vjeç banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje është vënë nën procedim penal për konsumimin e veprës kundërshtim i punonjësit të rendit publik në bashkëpunim.
Policia e Tiranës arrestoi vetëm një ditë pas 21 janarit 113 përsona, ndërkohë janë vënë nën hetim dhe arrestuar disa persona të tjerë që policia i ka identifikuar ditët e mëvonshme pas verifikimeve nga pamjet filmike.