E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia parandalon një vrasje, 4 në pranga

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasjeje dhe ka arrestuar dhe 4 persona. Drejtori i policisë së Shkodrës Arjan Bozhaj ka deklaruar në një konferencë për shtyp se gjatë operacionit të koduar “Kalaja 2” janë arrestuar shtetasit Kristian Gjyrgji, 30 vjeç, lindur në fshatin Gradish, të rrethit Lushnje dhe banues në Tiranë, student në vitin e 5-të juridik, Ajet Hoti, 20 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Manush Alimani", të qytetit Shkodër, biznesmen, artikujsh ushqimore,
Saimir Hoti, 24 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Manush Alimani", të qytetit Shkodër, biznesmen, artikujsh ushqimore dhe Naim Hotaj, 19 vjeç, lindur e banues në fshatin Palvar, në Malësinë e Madhe.
Arrestimi i tyre u bë si rezultat i një pune të mirëorganizuar operacionale, ku në bazë të informacioneve të marra për veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve dhe gjatë ndërhyrjes së menjëherëshme tëpolicisë , është bërë e mundur parandalimi i një vrasjeje si dhe gjetja e sekuestrimi i një sërë provash materiale.
Kështu policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 400 gra kokainë, 2 automatik model 56, sëbashku me dy krëhra me fishekë, 5 cope kallëpe lëndë eksplozive e llojit tritol, dylbi pushkë snajper,
automjet tip FIAT - Punto,me ngjyrë të zezë,me targa TR 7960 S, automjet tip Volksvagen-Golf,me ngjyrë blu,me targa LU 7009 B, ciklomotorr,me ngjyrë të zezë,pa targa dhe 6 aparate celular.
Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së rrethit Shkodër , për veprën penale të "Vrasjes " e ngelur ne tentativë "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›