E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin bankomatet me karta të falsifikuara, 4 në pranga

Policia e shtetit me anë të operacionit të koduar “Skimmer 2” ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilët vidhnin bankomatet me karta krediti false.

Zëdhënësja e policisë së shtetit bëri me dije se janë arrestuar tre shtetasit kosovar Selatin Krasniqi, 36 vjeç, Ergyn Sylejmani, 26 vjeç  dhe Milaim Isa Potoko, 28 vjeç, si dhe shtetasi Agim Sulo 52 vjeç nga Elbasani.
 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë sulmesh të sukseshme me karta bankare të falsifikuara në bankomate të bankave të nivelit të dytë në Tiranë në muajt Shtator-Tetor.

Ndërkohë gjatë muajve Janar-Shkurt 2011, këta shtetas kanë kryer blerje të mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizme me karburat të mjeteve me të cilat qarkullonin, në disa supermarkete, bare e restorante, hotele dhe pika karburanti nëpërmjet terminaleve "POS", që ofronin këto shërbime.

Sipas policisë këta shtetas me anë të kartave krediti të falsifikuara kanë kryer 100 transaksione bankare me një vlerë prej 150 mijë eurosh.
 

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe një pajisjen "Skimmer" për klonimin e kartave, karta të falsifikuara, një laptop për programimin e të dhënave dhe një automjet tip fuoristradë.
 

Ndërkohë mësohet se materialet në ngarkim të tyre i kanë kalurar prokurorisë me akuzën e kryerjes së veprës penale të "mashtrimeve kompjuterike ".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›