21 janari, Agim Llupo kërkon lirimin: Kanë kaluar afatet e paraburgimit
TIRANE - Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës së Agim Llupos, i cili kërkon lirimin nga paraburgimi.
Pala mbrojtëse e ish-gardistit të arrestuar menjëherë pas ngjarjes së 21 janarit, i akuzuar për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi kërkon lirimin e Llupos, pasi sipas saj janë tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit.
Në nisje të seancës, prokuroria ka paraqitur një tjetër kërkesë për zgjatjen edhe 3 muaj të afateve të paraburgimit.
Sipas Prokurorisë, kjo kërkesë mbështetet në kompleksitetin e ngjarjes dhe thellimin e mëtejshëm të hetimeve për shkak se edhe ekspertiza e FBI-së ka mbërritur me vonesë.
Seanca e sotme nuk ka zgjatur shumë pasi avokati i Agim Llupos, Genci Gjokutaj pas një vendimi të Prokurorisë është tërhequr nga mbrojtja e tij për shkak se ka nisur një proces mbrojtje për të njëjtën çështje edhe ndaj ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi.
Gjykata shtyu për nesër seancën gjyqësore, kur do të paraqitet edhe avokati i ri i Agim Llupos.
Ndërkohë gjykata propozoi që seancat e radhës të zhvillohen me dyer të mbyllura, pasi publikimi i informacioneve cënon hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)