Furtunë dhe dëborë, veriu në prag emergjence civile
Ngricat dhe erërat e forta po sjellin mjaft probleme në shumë komuna dhe akse rrugore në vendin tonë. Ndërkaq mësohet se situata është më problematike në veri dhe verilindje të vendit, ku termometri ka zbritur deri në -15 gradë në qarkun e Dibrës.
Situata po shkon drejt njw emergjence civile ne disa zona tw veriut, Komuna e Fierzës ka deklaruar se nuk dihet asgjë për disa familje në Lakun e Dardhave ndërsa shumë të tjera kanë mbetur pa ushqime. Po ashtu në komunën e Blerimit janë rreth 40 familje që kanë deklaruar se skanë më asnjë rezervë ushqimore.
Mësohet se procesi mësimor është pezulluar për një jave në very të vendit, ndërsa fshatrat janë pothuajse të gjitha nën sundimin e dëborës. Fushë Arrëzi dhe disa fshatra përreth po vuajnë mungesën e energjisë për shkak të erës së fortë që ka dëmtuar rrjetin elektrik të qytetit. Ndërkaq bëhet me dije se janë bllokuar akset Fushë Arrëz-Kukës, Qafë Mali-Bajram Curri dhe Fushë Arrëz Iballë.
Po ashtu mësohet se në Kukës kalohet me zinxhirë aksi Morinë-Kalimash dhe Kukës-Krume.
Ndërkohë janë shënuar edhe rënie orteqesh me dëborë në akset Kukës-Shihtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Peshkopi, Krumë-Bajram Curri dhe Bajram Curri-Qafë Morinë të cilat janë të bllokuara. Komunat janë të bllokuara dhe pothuajse tek të gjitha mungon uji dhe furnizimi me energji elektrike.
Në zonën e Dibrës energjia mungon në disa prej komunave ndërsa të gjitha rezultojnë të bllokuara nga dëbora.
Të bllokuar janë akset Peshkopi-Qafë Buall dhe Peshkopi-Librazhd ku trashësia e dëborës në këto zona i ka kaluar 2 metrat.
Shkodra po ashtu po vuan mungesën e energjisë, ndërsa shumë rrugë janë të pakalueshme. Zonat e Vermoshit dhe Dukagjinit trashësia e dëborës i ka bllokuar tërësisht. Në aksin kryesor në autostradë, seg. Rrëshen-Hyrje e Tunelit qarkullimi kryhet me zinxhirë, po punohet për shpërndarjen e kripës
Ndërsa akset problematike janë Shkodër-Muriqan, Shkodër -Hani i Hotit, Shkodër-Lezhë dhe Shkodër-Velipojë. Por aksi D/Laç-Koman qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.
Sa i takon kryeqyetit mwsohet se në aksin Tiranë-Q.Krrabë qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Trau-Q. Priskë-Q. Mollë-Rr. e Re për në komunën Shën Mëri, segmenti Trau-Vilat Qeveritare qarkullohet pa probleme, në vazhdim deri në Q.Mollë qarkullohet me zinxhirë.
Ndërkaq policia ka bërë apel për: respektimin e normave të shpejtësisë,mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, përdorimin e kaskave mbrojtëse, përdorimin e dritave jo verbuese, përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasani pushtohet nga mbeturinat, Prefektura: Në prag emergjence civile Elbasan- Qyteti i Elbasanit është mbuluar nga mbeturinat si pasojë...
- Akulli izolon 38 komuna, vështirësi kalimi në shumë akse të vendit Tiranë- Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të...
- Bora vazhdon të paralizojë vendin, harta e rrugëve të bllokuara Situata problematike për shkak të motit të keq vijon në...