E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjitalizimi i shërbimeve/ Ministrja Ekonomi: Bëmë revolucion, u lëshuan 6.7 milionë dokumenta me vulë elektronike

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ka renditur këtë të enjte (19 janar) disa nga arritjet e institucionit që ajo drejton, duke vënë theksin te digjitalizimi i shërbimeve për bizneset dhe qytetarët, dhe te fiskalizimi. Ekonomi theksoi se Shqipëria mori vendin e 19 në botë për shpejtësinë e shërbimeve digjitale, rregulloret, aftësitë, infrastuktura dhe bizneset.

“Digjitalizimi i shërbimeve në 1 maj të 2022 shërbimet publike administarive kaluan online. Këto shërbime kërkojnë të shkëmbejnë të dhënat dhe pas tyre ka njerëz që bëjnë regjistrat të punojnë.

Ne kemi sot në E-Albania 2.8 milionë përdorues nga të cilët 220 mijë janë biznese vendase e të huaja. 8.5 milionë aplikime për shërbime gjatë vitit që lamë pas dhe 6.7 milionë dokumenta të lëshuara me vulë elektronike, si dhe ndodhin 17 milionë transaksione ccdo muaj. Këto përmirësisme e vendosën Shqipërinë në pozicione të ndryshme dhe të mirënjohura nga pikëpamja europiane dhe globale. Shqipëria mori vendin e 19 në botë për shpejtësinë e shërbimeve digjitale, rregulloret, aftësitë, infrastuktura dhe bizneset. AKEP në raportin e vet tregon se Shqipëria ka mbulim për 99.9% të territorit duke vendosur 4G në pjesën më të madhe të territorit. Ne zëmë vendin e 8-të në botë”, tha Ekonomi teksa theksoi se një ndër sukeset e qeverisë gjatë vitit që lamë pas është dhe fiskalizimi. Ministrja theksoi se bizneset që aplikuan në fiskalizim gjatë 2022-shit ishin  111,062 duke ccuar në 100% fiskalizimin për biznesin e madh dhe në 93% për biznesin e vogël. 

Ekonomi theksoi ndër të tjera se qeveria ka bërë një revolucion ndërsa u zotua se do të vijojnë punën për përmirësimin e shërbimeve digjitale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›