E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Basha: Hetimi të jetë gjithëpërfshirës

Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm në ngjarjen e 21 janarit është prononcuar publikisht për herë të parë mbi këtë ngjarje pa ekspertizës së FBI-së që nxori përfundimin se kreu i gardës ka qëlluar për vdekje një nga katër protestuesit që humbi jetën atë ditë. Basha në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka nënvizuar se ngjarja nuk duhet të përdoret për sulme politike.

Çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm të kufizojë vetveten, është një ngjarje tragjike, ku janë vrarë 4 persona e janë sulmuar institucionet, prandaj të gjitha këto duhet të jenë pjesë e një hetimi të gjithanshëm e profesional. Është e rëndësishme të hetohet sipas parametrave të shtetit ligjor, të mos ndikohet nga politika. Protagonistët politikë të marrin përgjegjësitë e tyre, është shprehur Basha.

Gjatë qëndrimit në Uashington, ai ka zhvilluar dhe një takim me kreun e bashkisë Vincent Gray. Dje, Balkan Insight raportonte se Basha ndryshe nga se është njoftuar nuk e ka zhvilluar këtë vizitë me ftesë të Gray por takimi me të është ndërmjetësuar nga një shqiptaro-amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›