Tiranë, arrestohet në flagrancë pasi vjedh
Ditën e sotme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erjon Avdillari, lindur dhe banues në Tiranë, nga policia e kryeqytetit.
Arrestimi i tij është bërë pasi në orët e para të ditës është kapur duke vjedhur në dyqanin e shtetasit Bujar Osmani, i cili ndodhet në Unazën e Re, afër fabrikës së miellit.
Erjon Avdillari është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera.