E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për pronat, plagosen dy persona

Çështje e pronësisë për pak sa nuk u ka marrë jetën dy personave nga një fshat i rrethit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në  fshatin Hambaraj të komunës Cakran të rrethit të Fierit.

Mësohet se  shkaku i kësaj grindje ka qenë për motive të dobëta. Feim Aliaj është grindur me një bashkëfshatarin e tij, B.Lazaj pasi i dëmtuari Aliaj kulloste bagëtitë në pronën e Lazes.

Ndërsa sot shkaku i këtij sherri, i cili degjenerojë me mjete të forta  ka qenë ndezja e një zjarri në disa ferra, të cilat ndodheshin në pronat e B.Lazaj. Ky i fundit pas kësaj i është afruar bashkëfshatarit të tij dhe pasi ka debatuar e ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkohë në këtë grindje ka marrë pjesë edhe një person i afërt Aliajt, i quajtur Daniel Aliaj, 18 vjeç  por edhe ky është goditur me mjete të forta në trup.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit dhe  sipas mjekëve më rëndë paraqitet 54-vjeçari Feim Aliaj por që të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin B.Lazaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›