'21 janari', Dokle: Dje nuk u thanë emrat e të gjithë vrasësve!
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle gjatë një interviste në News24, për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, komentoi akuzat e Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vrarë në bulevard.
Ai u shpreh se kryeprokurorja nuk ishte palë me opozitën në këtë hetim, ashtu sic ajo akuzohet nga mazhoranca. Dje, sipas Dokles u zbërthye zinxhiri komandues i vrasjeve të 21 janarit.
“Po të ishte palë me opozitën kryeprokurorja s’do kërkonte imunitetin e deputetëve, por do kërkonte imunitetin e Berishës dhe të Lulzim Bashës. Unë dua ta vlerësoj hetimin e prokurorisë, tregoi një të vërtetë të madhe që shqiptarët e dinin por e dëgjuan nga goja e kryeprokurores. Më në fund nisi zbardhja e zinxhirit të vrasjeve të 21 janarit, që na dha shpresë optimizmi se do t’i shkohet të vërtetës deri në fund”, komentoi Dokle.
Zoti Dokle deklaroi më tej, se sapo ka nisur zbardhja e merave të vrasësve në 21 janar dhe se duhet të zbardhen edhe emrat e të tjerëve. Në hetim tha Dokle më tej, duhet të përfshihen edhe ata që urdhëruan vrasjet.
“Dje nuk u thanë të gjithë emrat e vrasësve, filluan të thuhen...ne kërkojmë që të zbulohen edhe të tjerët, drejtësia të vërë para akuzës ata që urdhëruan vrasjen e qytetarëve. Me armë zjarri janë vrarë 4 persona dhe janë plagosur 8 më 21 janar”, shtoi Dokle.
I pyetur nëse opozita kishte parapërgatitur një skenar dhunë, Dokle deklaroi se në 21 janar askush nuk u nis të rrëzojë qeverinë.
“Më 21 janar askush nuk u nis për puc të rrëzojë qeverinë, të hyjë në dyert e qeverisë, u nisën të protestojnë paqësisht ndaj një qeverie të korruptuar, që vjedh zgjedhjet dhe që nuk zgjidh hallet e shqiptarëve. 4 vrasje, nuk mund të ketë justifikim për asnjë qeveri, jo për një shtet anëtar të NATO-s, që pret anëtarësim në BE, që të veprojë me metoda diktatorësh.
4 VARRE KËRKOJNË IMUNITETIN E BERISHËS DHE BASHËS
Nënkryetari i parlamentit Namik Dokle nënvizoi se opozita ka qenë dakort që në fillim për hetim të plotë dhe gjithëpërshirës dhe se me një letër të hapur ka ftuar gjithë deputetët të bëjnë nje veprim të tillë.
“Hetim të plotë të pavarur, ti shkojë deri në fund të së vërtetës. Ne kërkojmë që para këtyre hetimeve nuk mund të ketë askush imunitet”,- ka nënvizuar Dokle.
I pyetur nëse Partia Socialiste ndjen përgjegjësi ligjore apo morale për ngjarjet e 21 janarit të vitit të shkuar, nënkryetari socialist në Kuvend, u shpreh se nuk mund të kërkohet përgjegjësi për ‘tërbimin e Gardës’, duke sqaruar se protesta është e drejtë e cdo vendi demokratik.
“Si mund të kërkohet përgjegjësi për të ‘tërbimin e një Garde’, të cilët ishin nën komandën e Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe komandatit të Gardës. Protestuesit kanë të drejtën e tyre të protestojnë. Në cdo vend demokratik protestohet”,- u shpreh Dokle.
Pyetjes se, nëse Rama do të qëndronte në krye të protestuesve nuk do të kishte ndodhur dhuna dhe si përfundim katër vrasjet, Dokle iu përgjigj me një pyetje. Po gazetari pse u qëllua?!
“Deputetët e PS kanë qenë atje dhe mund të vriteshin dhe ato. Aty ishin edhe gazetar dhe mund të vriteshin. Një gazetar u plagos dhe kërkoi strehim politik. Po gazetari pse u qëllua? Dhe mos harron se plumbi i ka kaluar afër qafës pra 5 milimetra e kanë shpëtuar nga vdekja. Kë ka provokuar gazetari? Ka demostrata që kanë edhe dhunë, por policia ka të gjithë mjetet e nevojshme”,- nënvizoi Dokle.
Nënkryetari i Parlamentit e cilësoi veprimin e djeshëm të Prokurorisë si një hap i rëndësishëm në zbërthimin e gjithë dinamikës së ndodhur në 21 janar të vitit 2011, ndërkohë që ka kërkuar që hetimi të mos shkojë ashtu sic ka nisur nga lart poshtë, por të shkojë nga komandanti i Gardës, Ndrea Prendi tek urdhëruesit e tij.
“Imunietin e Berishës dhe Bashës e kërkojnë me katër varret e protestuesve”,- deklaroi Dokle.
KODET E LIGJET ME 3/5 DO T’I MIRATOJMË DERI NË MARS
Dokle foli sot në mbrëmje edhe për Konferencën e Kryetarëve dhe mos rënien dakord me mazhorancën për miratimin e kalendarit të punës. Sipas Dokles mos miratimi i kodeve është cështje teknike dhe jo politike.
“Për kodet dhe ligjet me 3/5 ne kërkuam kohë për përgatitje më serioze, dhe jemi të vendosur që të miratohen brenda muajit mars. Ne nuk jemi të gjithëdijshëm, kemi nevojë të konsultohemi edhe me ekspertë”, tha ai.
RREGULLORAJE E PARLAMENTIT: PROBLEM E DREJTA KUSHTETUESE
Zoti Dokle, vlerësoi se 3 janë problemet kryesore në rregulloren e Parlamentit.
“Problmemi më i madh e drejta Kushtetuese e Kuvendit që të marë vendime për gjykatën. Kur bëhet një propozim për anëtar gjykate, ne kërkojmë që komisioni mos të ketë të dretjë ta kthejë, kërkojmë votimitë fshehtë gjykatën. Elemtmeti i dytë është buxheti i Parlamentatit, që ku shkon dhe nga vjen, se nuk dihen të drejtat. E treta disa elementë të statusit të deputetit. Një element tjetër pavarësisht sa nga këo ndryshime do të pranohen, që formulimet në rregullore të jetnë të tilla që të mos lenë shteg për ekuivoke”,- u shpreh nënkryetari i Parlamentit.
RAMA NUK ËSHTË SI NANO
Nënkryetari Dokle foli edhe për liderin e opozitës Edi Rama, të cilin e konsideroi të aftë të bashkojë Partinë Socialiste.
“Ai që mendon se mund të bëjë historinë nuk mund të na bashkojë. Rama nuk është nga ata njerëz që thotë se prapa më vjen historia, njeh gabimet dhe ka vullnet për bashkim”, deklaroi Dokle.
PS: PRESIDENT KONSENSUAL
Nënkryetari i Parlamentit ripërsëriti qënrimin e opozitës për president konsensual, megjithëse nënvizoi se opozita nuk ka ende një emër konkret.
“PS president konsensual, por absolutisht nuk kemi diskutuar dhe as nuk po diskutojmë për emra konkret”,- përfundoi Dokle.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)