21 janari, nesër Gjykata komunikon masën e sigurisë Prendit, Kumes dhe Kasaj

Nesër mbaron afati 3-ditor për komunikimin e masës së sigurisë ndaj komandantit të Gardës, shoferit të tij dhe përgjegjësit të IT në kryeministri. Gjykata e Tiranës nesër në orën 14:30 do ti komunikojë masën e sigurisë Ndrea Prendit, Margarit Kumes dhe Armando Kasaj. Masa e sigurisë do të komunikohet nga gjykatësi Shkëlqim Mustafa.Një ditë më parë Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë i ka vendosur të tre këta shtetas nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në mungesë. Masa është marrë në mungesë pasi asnjë prej personave të akuzuar nuk ka qënë në seancë ndërsa në fund trupi gjykues ka vendosur t`i mbajë në “arrest shtëpie” pavarësisht kërkesës për arrest me burg për tre zyrtarët në fjalë.