“21 janari”, Ina Rama braktis Komisionin Hetimor:
03/02/2011 Debati mes kryeprokurores dhe anëtarëve të Komisionit në seancën e pyetjeve
Halimi: Kryeprokurorja smund të ikë kështu, do të thirret sërish në seancë
Kryeprokurorja e përgjithshme Ina Rama, pasi bëri raportimin e saj me anë të një deklarate përpara Komisionit Hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit, krejt papritur ka braktisur seancën e pasdites së djeshme të këtij komisioni, duke refuzuar kështu tu përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të Komisionit. “Prokuroria është konceptuar si organ i pavarur kushtetues”, - u kujtoi anëtarëve shefja e organit të akuzës ligjvënësve në komision. Gjithashtu ajo iu referua Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohet se Prokuroria ka të drejtën ekskluzive të ndjekjes penale, ashtu sikurse komisionet hetimore nuk mund të ndikojnë te vendimet e Prokurorisë.
Replika me Halimin
Ndërsa kryeprokurorja Rama fliste, ajo u ndërpre nga kreu i Komisionit Hetimor Eduard Halimi, i cili i tha se “nuk të kemi thirrur të na japësh leksione juridike, por të kemi kërkuar për një ngjarje konkrete”. Ndërhyrjes së deputetit të mazhorancës parlamentare Ina Rama iu përgjigj duke thënë: “Çdo çështje që po heton Komisioni është në mënyrë integrale e lidhur me atë çka po heton Prokuroria. Duke pasur parasysh kufizimet ligjore që përcakton ligji, ju bëj me dije se nuk mund tu përgjigjem pyetjeve tuaja për objektin e hetimit. Unë zbatoj ligjin, më vjen keq!” Nga ana tjetër, Eduard Halimi e kundërshtoi atë duke thënë se “objekti i hetimit të komisionit është hetimi i veprimtarisë së institucioneve dhe kjo nuk ka lidhje me hetimin tuaj”. “A ka një çështje që ju keni nisur dhe të ketë lidhje me veprimtarinë e institucioneve shtetërore. Nëse ka një çështje të tillë, na e thoni”, - u shpreh Halimi. Dhe kësaj pyetjeje shefja e akuzës iu përgjigj: “Ne kemi nisur hetimet për ato çështje që ju kemi deklaruar në informacionin që ju kemi dërguar. Presim rekomandimet tuaja për ti parë me seriozitet, siç e parashikon edhe ligji. Prokurori i përgjithshëm, kur çështja është në hetim, nuk mund tu përgjigjet pyetjeve tuaja. Nuk jam e disponueshme për pyetjet”, - u shpreh Ina Rama.
Reagimet pas largimit
Largimi i kryeprokurores u komentua nga anëtarët e Komisioni Hetimor. Enkelejd Alibeaj e cilësoi “refuzim flagrant nga Rama, çka dëshmon një braktisje nga ana e saj të detyrës për të cilën është votëbesuar”. Alibeaj shtoi më pas se “autoakuza e Ina Ramës do të thotë se ajo ka pasur gisht në këtë histori”.
Halimi
Anëtarët e Komisionit pas largimit nga salla e Kuvendit të Shqipërisë të kryeprokurores së përgjithshme, e cila ishte thërritur në një seancë dëgjimore para Komisionit Hetimor të 21 janarit, anëtarët bënë të ditur pyetjet që do ti drejtonin prokurores së përgjithshme, duke sqaruar opinionin publik se asnjë prej pyetjeve në këtë seancë dëgjimore nuk do të kishte të bënte me hetimin penal që po kryen Prokuroria e Përgjithshme. Kryetari i Komisionit Hetimor, Eduard Halimi, bëri të ditur gjithashtu se do ta thërrasin sërish prokuroren e përgjithshme në një seancë tjetër dëgjimore. “Do të shihet mundësia që Ina Rama të rikthehet sërish para këtij komisioni, ashtu siç parashikohet në Kushtetutë. Zonja nuk u largua për të respektuar ligjin, sepse ligji për funksionimin e Prokurorisë thotë se prokurori bashkëpunon me komisionet përkatëse sipas dispozitave ligjore”, - tha Halimi.
Komisioni Hetimor për 21 janarin
Shtyhet seanca dëgjimore me kreun e SHISH-it Bahri Shaqiri
Me anë të një njoftimi të shpërndarë dje për mediet Komisioni Hetimor parlamentar “Për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011”, njoftoi se seanca dëgjimore e parashikuar të zhvillohej pasditen e djeshme, në orën 17:00, me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, është shtyrë për një ditë të pacaktuar. Komisioni njoftoi se shtyrja e seancës me kreun e shërbimit të shumëpërfolur për mosfunksionimin e tij në dhënien e informacioneve mbi atë çka do ndodhte më 21 janar thuhet se “për arsye teknike do të shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të bëhet e ditur në ditët në vijim”.
Kalendari i seancave dëgjimore të Komisionit
Më datën 3 shkurt, ora 17:30, me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Më datën 4 shkurt,ora 17:00, me drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Më 4 shkurt, ora 18:00, me komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.
Më 5 shkurt, ora 17:00, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.