Gazi, tregtarët: Do bllokojmë shitjen
03/02/2011 Ilir Brokaj: Një litër gaz duhet të tregtohej me 1 000 lekë, kushton 1 500 lekë
Shkak kërkesa për vendosjen e kasave tepër të shtrenjta dhe teknikisht të pamundura
Nga sot tregtarët e gazit nuk do ta furnizojnë më tregun. Penalizimi do të rëndojë jo vetëm te konsumatorët e thjeshtë, por edhe te industritë e prodhimit në vend që furnizohen prej tyre, si furrat e bukës, industria e qumështit apo ajo e tullave. Shkak është bërë shqetësimi i importuesve të gazit për vendosjes e disa kasave fiskale speciale. Ata argumentojnë se këto kasa nuk janë teknikisht të përshtatshme për teknologjinë e pikave të tregtimit që janë aktualisht në vendin tonë. Po këtë shqetësim nuk kanë arritur ta përcjellin dot dhe të gjejnë zgjidhje as te Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve dhe as në Ministrinë e Financave. “Kemi kërkuar takim me përfaqësues të Ministrisë së Financave, por kemi marrë përgjigje negative. Vendimi për vendosjen e kasave fiskale te shoqëritë e tregtimit të gazit është teknikisht i parealizueshëm”, - shprehet Ilir Brokaj, kryetar i Shoqatave të Gazit. Sipas tij, janë mbi 900 pika tregtimi të gazit në vend, ndërsa kasat fiskale janë tepër të shtrenjta, pasi kushtojnë nga 62 mijë deri në 162 mijë euro. Por mbi të gjitha ky është një sistem që nuk aplikohet në asnjë vend tjetër, sipas tij dhe synohet të futet për herë të parë në vendin tonë.
Paralizimi i tregut
Kreu i shoqatës së gazit shprehet se ka kontaktuar me përfaqësues të industrive, të cilat furnizohen prej tyre. “Ata janë të shqetësuar sepse kjo është një kosto shtesë edhe për ta”, - shprehet Brokaj. Por a do të ndikojë direkt ky vendim në paralizimin e tregut? Apo thjesht do të vijojë favorizimi i kompanive të tjera të gazit? Ilir Brokaj mendon se qëllimisht është krijuar një situatë e tillë monopol që ka favorizuar vetëm kompanitë që furnizohen nga Porto Romano në Durrës. Ndërsa pika e Petroliferës në Vlorë prej datës 3 janar qëndron e bllokuar. Anijet presin të shkarkohen, por kanë mbetur të mbyllura për shkak të mosvendosjes së pajisjeve fiskale. Për këtë arsye sipas Brokajt, çmimi i gazit është shtrenjtuar në treg. “Një litër gaz duhet të kushtonte 1000 lekë në tregun shqiptar, ndërsa aktualisht është 1 500 lekë. Arsyeja është vetëm abuzimi që do të bëjë vetë Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve”, - shprehet Brokaj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me naftën. Sipas tij, abuzimi me 400 lekë në tregun e karburanteve për naftën nuk është shkaktuar nga rritja e naftës në bursat ndërkombëtare. “Me çmimin që ka aktualisht nafta prej 250-300 dollarësh për ton në bursë, çmimi i një litri nafte në treg duhet të ishte 1 200 lekë dhe jo 1 600 lekë”, - shprehet Brokaj. Situata nuk është aspak në favor të këtyre importuesve, të cilët humbasin edhe nëse nuk furnizojnë tregun, por ndërkaq kanë mbi supe një barrë shumë të rëndë si shkak i bllokimit të anijeve në port. “Dëmi që më shkaktohet mua nga bllokimi i pikës së Petroliferës në Vlorë është miliarda dollarë vetëm për këtë muaj, ndërsa gjoba shkon deri në 10 mijë dollarë në ditë”, - shprehet Brokaj.
Kasat fiskale
Sipas Brokajt, ky sektor është tërësisht i fiskalizuar që prej vitit 2009. Problemi i vetëm, mbetet ndryshimi i mënyrës së matjes. Kasat e reja kërkojnë matjen e sasisë me litra, ndërsa aktualisht ajo shitet me kilogramë. Gjë që nuk përputh të dhënat. “Nuk jemi dakord me këtë mënyrë, pasi kjo është e pamundur teknikisht me teknologjinë që ne përdorim në pikat e tregtimit. Ata duan të matin sasinë e gazit jo nga pompa, por direkt nga pajisja fiskale”, - shprehet ai. Një tjetër problem sipas tyre është se askush nuk ka sqaruar mënyrën e matjes së sasive të gazit që rifuten në autobot, të cilat rrezikojnë të konsiderohen si abuzim nga tregtarët.
Tatimorët
Monitorimi i rreptë i tatimorëve ka nisur sakaq në të gjitha pikat e karburanteve në të gjithë vendin. Afati për vendosjen e kasave ka përfunduar më 31 dhjetor administrata tatimore dhe task-forca po vendos gjoba që variojnë nga 1 milion deri në 5 milionë lekë, deri në kërcënim për mbylljen e aktivitetit. Monitorimet sipas tyre vazhdojnë për të pajisur me kasa fiskale, deri biznesin e fundit. Qëllimi sipas tyre është frenimi i abuzimit me sasinë e gazit dhe karburanteve gjatë furnizimit. Brenda tremujorit të parë të vitit 2011 me kasa pritet të pajisen edhe autobotët e shpërndarjes. Ato do të lidhen me sistemin e Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve. Veprimet e regjistruara do të raportohen çdo ditë pranë këtij institucioni.