21 janari, Mcllwham: Drejtësia sduhet të vonojë, mbështesim hetimin
Tiranë- Ambasadorja e Britanisë, Fiona Mcllwham, vetëm 2 ditë nga përvjetori i 21 janarit është shprehur që të vendoset drejtësia për katër viktimat e kësaj dite. Në një njoftim për shtyp Ambsadoria u ka bërë thirrje autoriteteve të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të zbardhin këtë çështje.
Janarin e kaluar, ministri ynë për Europën, David Lidington, bëri thirrje për një hetim penal të plotë të pavarur të ngjarjeve në Tiranë. Ky hetim vazhdon. Një proces i besueshëm do të marrë kohë, por ai nuk duhet të vonohet. Ne i bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht me prokurorët për hetimin, – ka deklaruar Mcllwham.
Sipas saj sistemi gjyqësor duhet të jetë i paanshëm dhe në këtë aspekt një rol të rëndësishëm duhet të ketë media dhe publiku.
Vetëm disa javë më parë në Britani, dënimi i dy burrave pas 19 vjetësh për vrasjen raciste të një nxënësi, vërtetoi përsëri rolin thelbësor që luajnë presioni publik dhe presioni mediatik në shtyrjen përpara të reformave dhe për të siguruar se asnjë nuk qëndron mbi ligjin – ka thënë ambasadorja.
Në vazhdim ajo është shprehur se vendi i ka mundësitë për të luftuar mosndëshkimin, dhe shpreson se autoritetet shqiptare do i shfrytëzojnë këto mundësi.
K. Topalli/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Reforma në Drejtësi, Mcllwham: Kusht për integrimin e vendit Tiranë- Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcllwham...
- 21 Janari, Berisha i kujton Ramës mesazhin e 23 Janarit Tiranë Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone shumë të...
- ILDKP, nis hetimin për pasuritë e ministrit Pollo Tiranë- Nis hetimi ndaj pasurisë së ministrit Genc Pollo procedura...