Ekonomia shqiptare, BB: Do të pësojë rënie gjatë 2012-ës
Tiranë- Shqipëria duhet të përgatitet për një rënie ekonomike gjatë 2012-ës. Ky ka qënë edhe konluzioni i Bankës Botërore e cila ka parashikuar se vendet në zhvillim, përfshirë edhe vendin tonë, do të pësojnë një rënie ekonomike gjatë këtij viti.
Sipas raportit të BB-së një rënie e tillë lidhet me krizën financiare në zonën Euro, e cila do të prekë të gjitha vende pa përjashtim.Vendet e rajonit, Lituania, Letonia,Rumania por dhe Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria do të preken nga kriza në eurozonës për shkak se gjysmën e eksportëve e marrin nga vendet e BE-së.
Po ashtu edhe niveli i borxhit publik do të luajë një rol, ku situata paraqitet më e rënduar për Turqinë, ndërsa Shqipëria do të detyrohet të marrë hua nga Banka Botërore për shka të borxhit afatshkurtër.
BB-ja ka parashikuar se rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë 2012-ës do të jetë 2%. Pasi përveç të tjerave pakësimi i dërgesave nga emigrantët do të luajë rol në rënien ekonomike, pasi ato përbëjnë 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Shkrime të tjera me interes:
- Analiza vjetore 2011, Bode: Ekonomia shqiptare rezultoi e qëndrueshme Tiranë- Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 rezultoi stabël, pavarësisht krizës...
- Cani: Ekonomia shqiptare rritje shumë të ngadaltë Tiranë- Nuk ka asnjë kuptim të shpresohet për rritje të...
- Fullani: Ekonomia shqiptare nën potencialin e saj Tiranë- Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë deklaroi gjatë...