E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë në Tiranë/ Shfryjnë taksistët: Bashkia na ka braktisur

Tiranë Dhjetra taksistë kanë protestuar paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës sepse sipas tyre bashkia e ka lënë pasdore këtë biznes.

Me automjetet e tyre taksistët e nisën protestën në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe më pas qëndruan para bashkisë së kryeqytetit.

Protesta është shoqëruar me slogane dhe thirrje kundër politikave që ka ndjekur bashkia për sistemin e taksive.

Ata kërkuan që të merren masa dhe të kontrollohen taksitë e paliçensuara. Gjithashtu pakënaqësi kanë shprehur edhe për heqjen e së drejtës për të kaluar në korsinë e emergjencës, të drejtë që aktualisht e kanë vetëm autobuzët.

Taksistët kërkuan që të zgjidhen këto probleme pasi në të kundërt ata nuk do të paguajnë më taksat.

 

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bashkia Tiranë: Pas ankesave të qytetarëve, ndjekje penale për sekserët Tiranë- Bashkia e Tiranës ka marrë këto ditë informacion nga...
  2. Bashkia Tiranë: Gati 124 dosjet e para për legalizimet Tiranë- Dokumentacioni i 124 dosjeve të hipotekave të para që...
  3. Tiranë- Rritja e çmimeve, Bashkia: Do publikohen subjektet abuzues Tiranë- Emrat e të gjithë subjekteve që rrisin çmimet, me...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›