Video-përgjimi, Prifti thirret sërish në prokurori
Ish-ministri i Ekonomisë, tregëtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti është thirrur sërish në Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me video-përgjimin.
Këtë herë ish-ministri Prifti është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë detaje të tjera në lidhje me videon, që përmban bisedën e përgjuar mes tij dhe ish-zv/kryeministrit Ilir Meta.
Dritan Prifti kohë më parë u paraqit në Prokurori për të dorëzuar kasetën origjinale si dhe për të dhënë sqarime në lidhje me videon.
Mësohet se, ai u thirr kësaj radhe në prokurori për të dhënë disa sqarime në lidhje me paqartësitë për videon.