E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“21 janari”, dy vëllezërit e Hekuran Dedës paraqiten në SPAK

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Dy vëllezërit e Hekuran Dedës, i vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i vendit, janë paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë deklarimet e tyre në lidhje me hetimet që po kryhen për këtë çështje.

Zabit dhe Hamit Deda u paraqitën mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK. Sipas medieve në pyetje në kuadër të hetimeve sot është marrë Zabit Deda, ndërsa ditën e nesërme pritet që të merret Agim Deda.

Pasi doli nga ambientet e SPAK ku qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta, Zabit Deda tha për mediet se shpreson se ngjarja do të zbardhjet.

“SPAK kishte përparuar me hetimet. Janë thirrur dhe vëllezër ë tjerë, të gjithë do të dëshmojnë”, tha ai.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani tha gjatë një komunikimi me gazetarët pak ditë më parë se janë kryer veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›