E Shtunë, 31 Tetor 2026

"21 janari", familjarët e viktimave: Dhembja pushon kur të vihet drejtësia

TIRANË - Me heshtje, lule dhe qirinj nisi në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" manifestimi homazh i organizuar nga opozita, në nderim të katër viktimave që humbën jetën në protestat e dhunshme të 21 janarit 2011. Familjarët e katër viktimave të 21 janarit të ndjekur nga dhjetra mbështetës dhe qytetarët të mbarë vendit nisën homazhet duke lëvizur nga Selia Rozë në drejtin të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kortezhi, i cili udhëhiqej nga persona që mbanin në duar fotografitë e katër viktimave iu drejtua bulevardit  “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i opozitës dhe drejtues të PS shoqëroi kortezhin me përfaqësues të opozitës.

Me lule, pankarta, dhe në heshtje vargu i njerëzve lëvizi drejt vëndit  ku u vranë Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës. Nën tingujt e muzikës funebër qindra njerëz rreth 1 orë, kaluan heshtje, para fotgrafive të 4 viktimave. Pas vendosjes së luleve në vendin ku është vrarë protestuesi i parë, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët vazhduan sërish në këmbë drejt Akademisë së Arteve ku është parashikuar edhe mbajtja e fjalimeve dhe mesazheve në kujtim të ngjarjes së një viti më parë.

E VEJA E FAIK MYRTAJ: ATA QË MË VRANË 2 HERË QEVERISIN VENDIN
Ora 12:40 E veja e protestuesit të vrë Faik Myrtaj nën lotët e dhimbjes për humbjen e dyfishtë, të burrit në protestën e 21 janarit dhe të djalit të saj, i cili u vetëvra disa ditë më pas i kërkoi kryeministrit Berisha që të vendosë drejtësi, pasi ato që e vranë dy herë vijojnë të qeverisin.

MBESA E HEKURANIT- BERISHËS: MALSORËT NUK SHITEN
Ora 12: 38 Mbesa e protestuesit të vrarë, Hekuran Deda, u shpreh se dhimbja për familjarët e saj dhe të do të pushojë kur të vihet drejtësia. Ajo iu drejtua kryeministrit Berisha me shprehjen: “Malsorët nuk shiten, dhimbja do pushojë kur të vihet drejtësia”.

E VEJA E ALEKS NIKËS: I THEM VAJZËS QË E KA BABIN GJALLË
Ora 12:35 Bashkëshortja e protestuesit të vrarë Aleks Nikaj, në fjalimin e saj  emocional shprehu dhimbjen e familjes së saj dhe se si ajo i shpjegon vajzës së vogël që i ati nuk është vrarë, por ka ikur në Itali për ti blerë dhurata.  E veja e Aleksit i kërkoi shpjegime kryeminisitrit se "c’faj bëri burri i saj që mori pjesë në protestë dhe mbeti i vdekur"

PREC ZOGAJ: OPOZITA DREJTËSI PËR MASAKRËN E 21 JANARIT
Ora 12:24 Koordinaturi i opozitës së bashkuar Prec Zogaj hapi aktivitetin në sallën e Akademisë së Arteve, në nder të katër viktimave të 21 janarit.

“Aleks Lika 36-vjecari nga Lezha, është ai që u godit me plumb në kokë, në protestën e 21 janarit. 16 ditë më vonë u bashkua me shokët e përjetësisë, me Hekuranin, Faikun, dhe Veizin. Nuk do e harrojmë kurrë këtë ditë ku u vra. Ishte djali i vetëm i dy prindërve të vuajtur”,- u shpreh Preci.

Preci theksoi se ëhstë detyrim i opozitës që të kërkojë drejtësi deri në vendosjen e saj.

“Katër u vranë, është detyrim i opozitës të kërkojë drejtësi për masakrën e 21 janarit, ajo është dita që do të ndajë në dysh vendin, por do sjellë demokracinë”,- u shpreh Zogaj.

PËRFUNDON HOMAZHI
Ora 12:08 Kanë përfunduar homazhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në nder të katër viktimave. Me lule në duar dhe qirinj, kortezhi nderoi dhe parakaloi në heshtje para kaatër fotografive të vendosura para kryeminsitrisë. Situata paraqitet e qetë, ndërkohë policia e cila qëndroi gjatë gjithë homazheve kordon  rreth godinës së kryeministrisë u largua pas pasi turma u largua. Tashmë aktivitetet do të zhvendosen në Akademinë e Arteve,ku do të ketë fjalime të familjarëve, përfaqësuesve të PS dhe liderit Rama.

KORTEZHI NDERON 4 VIKTIMAT NË BULEVARD
Ora 11:40 Me heshtje, lule dhe qirinj qindra qytetarë janë afruar në vendin ku janë vrarë 4 protestuesit, Faik Myrtaj, Aleks Nuka, Ziver Veizi, Hekuran Deda, para kryeministrisë. Këto janë momente të dhimbshme për familjarët të cilët përkujtojnë të afërmit e tyre që humbën jetën gjatë protestës së opozitës, të zhvilluar më 21 janar të viti 2011. Kortezhi vendos lule dhe qirinj në katër fotografitë e mëdha të viktimave, Faik Myrtaj, Aleks Nuka, Ziver Veizi, Hekuran Deda. Kortezhi kujton në hshtje viktimat dhe kalon rreth fotografive në shenjë repekti. Kreu i PS-së, Edi Rama ndodhet në mes të turmës.

KORTEZHI LEVIZ NE HESHTJE DHE QETËSI
Ora 11: 20 Kortezhit që u nis në orën 11:00 nga Selia Rozë, ashtu sic ishte parashikuar po i bashkohen qytetarë të shumtë me lule në duar.Organizattorët e protestës homazh kanë marrë masa për të orientuar kortezhin. Kulmi i homazheve do të jetë në vendin ku u vranë katër viktimat e 21 janarit. Persona me shirit të zi në krah, kordinojnë personat. Kortezhi ndodhet drejt Galerisë së Arteve, u në mes dallohet kreu i PS dhe deputetë dhe përfaqësues të pasrtisë Sociliste. Opozita para nisjes së protestës ka bërë me diej se ka marrë të gjtiha masat e duhura për mbarëvajtjen e protestësn. Ndërkohë, një numër i madh policësh kanë krijuar një zinxhor të gjatë rreth kryeministrisë aty ku edhe do të kulmojë homazhi. Qarkullimi i makinave, ka rreth 45 minuta që është ndaluar.

KORTEZHI NIS HOMAZHET NGA SELIA ROZE
Ora 11:00 Familjarët e katër viktimave të 21 janarit të ndjekur nga dhjetra mbështetës dhe qytetarët të mbarë vendit kanë nisur homazhet duke lëvizur nga Selia Rozë në drejtin të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kortezhi, i cili udhëhiqet nga persona që mbajnë në duar fotografitë e katër viktimave Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika do të ndalojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kreu i opozitës dhe drejtues të PS ndodhen në kortezh, ndërkohë që nën muzikën funebër vargu i qytetarëve i ndjekin drejt kryeministrisë.

EDI RAMA NË SELINË ROZË
Ora 10:19 Selia Rozë po mbipupullohet nga mbështetësit nga casti në cast, ndërkohë që priten përfaqësues të opozitës dhe mbështetës nga të gjitha rrethet. Kreu i PS-së mësohet se ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit, në Selinë Rozë.

BERISHA NË LUSHNJE PËR “KONGRESIN”
Ora 10:15 Partia Socialiste po bën pergatitjet e fundit të protestës homazh që do të mbahet sot në bulvardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në nder të katër viktimave të 21 janarit. Ndërkohë,  vërehet se kryeministria është rrethuar nga një kordon i gjatë policësh. Burime nga kryeministria bën me dije se kryeministri Berisha dhe një pjesë e stafit nuk do jetë në zyrë gjatë protestës homazh të opozitës, pasi ai ndodhet në qytetin e Lushnjes, për të përkujtuar 92 vjetorit e ‘Kongresit të Lushnjes’. Qarkullimi është ndalur në bulevard, ndërkohë vërehen mbështetësit e parë, të cilët janë kryesisht nga Tirana, për shkak të afërsisë.

POLICIA BLINDON KRYEMINISTRINË
Ora 10:00 Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për mbrëvajtjen e tubimit homazh që opozita do të zhvillojë sot në Tiranë, në nderim të katër viktimave në ngjarjet e 21 janarit të një viti më parë. Mbarëvajtjen e tubimit të opozitës do të angazhohen efektivë të Policisë së Tiranës, Forcave te Ndërhyrjes së Shpejte , FNSH-së. Ndërkohë, Garda e Republikës ka marrë përsipër mbrojtjen e rrethimit brenda Kryeministrisë.

PROTESTA HOMAZH
Ora 7:00 Opozita zhvillon sot protestën homazh për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, për të kujtuar dhe nderuar viktimat e 21 janarit. Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit te PS, në orën 11:00 së bashku me familjarët e tyre, por edhe me qytetarë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, krerët e opozitës do të nisin ecjen e heshtur nga selia e Partisë Socialiste. Me lule, pankarta, ku kërkohet drejtësi dhe ndëshkim i atyre që urdhëruan e kryen vrasjet, si dhe me fotot e 4 viktimave, në heshtje, vargu i njerëzve do të kryejë homazhet në vendet ku ranë Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës. Nën tingujt e muzikës funebër pritet që për rreth 1 orë, qytetarët të kalojnë në heshtje, në vendvrasjet e 4 viktimave. Pas vendosjes së luleve në vendin ku është vrarë protestuesi i parë, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët do të vazhdojnë sërish në këmbë drejt Akademisë së Arteve. Në orën 12:00 në ambientet e Akademisë së Arteve është parashikuar edhe mbajtja e fjalimeve dhe mesazheve në kujtim të ngjarjes së një viti më parë. Njerëzit që do të vijnë nga e gjitha Shqipëria, janë porositur që të mos provokohen nga njerëz që s’kanë lidhje me homazhet. Ashtu si në 28 janar 2011, një stafnga PS do të orientojë homazhet, përtë mos lejuar asnjë provokim. Opozita ka ftuar gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që të marrin pjesë që me praninë e tyre të nxisin Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Protesta homazh, Rama: Të na bashkohet kush ndjen nevojën për drejtësi Berisha sot në Lushnjë për “Kongresin”: Protesta e drejtë e cdo qytetari “21 janari”, e gjen gardistin Agim Llupo në qeli “21 janari”, Prokuroria shumë pranë firmosjes së urdhër arresteve Homazhi i PS, Ambasada e SHBA: Tubimi mund të bëhet i dhunshëm, kujdes RENEA dhe FNSH ‘blindojnë’ Kryeministrinë më 21 janar FOTO: Pamje nga homazhet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›