E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari familjaret leter Arvizut

Në vigjilje të 1 vjetorit te ngjarjes se rende te 21 Janarit, familjarët e katër viktimave i drejtohen me një letër ambasadorit të SHBA në Tiranë Alexandër Arvizu.

Në këtë letër, kopje të cilës e ka siguruar Top Channel, kërkohet ndihmë që urdhëruesit dhe ekzekutuesit e  Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt të përballen me drejtësinë.

(Së shpejti me gjerësisht)

Në kujtim të 21 janarit

Një vit nga vrasja e 4 protestuesve në 21 janar para kryeministrisë, Partia Socialiste ka vendosur të organizojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit një homazh në përkujtim të Ziver Veizit, Aleks Nikës, Kujtim Myrtajt dhe Hekuran Dedës.

Ky ka qenë vendimi që është marrë pas takimit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe sekretarëve të partisë në një takim ku është diskutuar kalendari i punës.

Homazhi që do të organizohet më 21 janar pritet, të paktën për nga forma, të jetë i ngjashëm me atë të organizuar nga opozita më 28 janar 2011.

Në homazhe pritet të marrin pjesë opozitarë jo vetëm nga kryeqyteti, por nga e gjithë Shqipëria. Ndërkohë që krerë të Partisë Socialiste pritet të shkojnë edhe në shtëpitë e viktimave në respekt të ceremonive private që ato do të organizojnë.

Ina Rama: “Presim ekspertizën e FBI-së

Prokurorja e përgjithshme Ina Rama deklaroi të hënën se rrjedha e hetimeve për 21 janarin varet nga ekspertiza që pritet të mbërrijë nga zyrat e FBI-së.

Kryeprokurorja tha se përgjigjja e ekspertizave do të jetë vendimtare për hetimin dhe se po hetohet edhe për pjesën e skanerit, i dërguar në Amerikë pas dyshimeve se aty është ndërhyrë për të fshirë pamjet filmike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›