21 janari, hyri me makinë në Kryeministri, dënohet me 1 vit burg
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Agron Troksi, i cili gjatë protestës së 21 janarit kaloi me makinë portën e Kryeministrisë duke u futur i pa autorizuar brenda territorit të këtij institucioni.
Për këtë vepër Troksi ishte arrestuar nën akuzën ‘shkatërrim prone’, pasi me 21 janar të 2011 ka shkatërruar portën e jashtme të Kryeministrisë me automjetin e tij teksa u përpoq të hynte në ambinetet e brendshme të saj.
Troksi ka deklaruar se pjesmarrja e tij në protestën e opozitës ka qënë rastësore, ndërkohë që ka theksuar faktin se duke qënë se në jetën e përditshme punon si taksist turma e ka marrë para duke e shtyrë atë drejt posrtës hyrëse të Kryeministrisë.
Bëhet e ditur se i pandehuri do të përfitojë uljen e masës së dënimit pasi është procedurë me gjyq të shkurtuar duke pranuar në këtë mënyrë aktet të Prokurorisë.
(e.m/BalkanWeb)