E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Hysi: Kolegji ligjëroi vjedhjen e KQZ-së

TIRANË- Selia rozë reagon pas publikimit të argumentave ligjore nga Kolegji Zgjedhor, për padinë kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një prenoncim për NEWS 24 deputetja Vasilika Hysi, tha se ndoshta ky është një vendim më i arsyetuar juridikisht,
në vetvete është një legjitimim që i bëhet procesit antikushtetues që ndodhi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas saj procesi i ri në Komisionin Zgjedhor është vazhdim i rrugës së paligjshmërisë.

“Ky vendim sado argumenta të mirë ligjorë juridikë që ka, në fund të fundit ka legjitimuar një proces, i cili përman në vetëvetë paligjshmëri. Më falni që e theksoj këtë moment paligjshmërie, pasi ajo ka filluar pikërisht në KQZ. Ajo që po bëhet është për të mbuluar sado pak paligjshmërinë që legjitimoi KQZ-ja me hapjen e 117 kutive. Kjo është vazhdimi i ndryshimit të rregullave të lojës", tha Hysi.

Deputetja e Tiranës, gjithashtu u shpreh se socialistët nuk janë kundër numërimit të cdo vote të qytetarëve, por kundër procesit. Një nga argumentet flagrante që vërtetojnë këto pretendime, sipas Hysit, janë pasja e një numri jo të njëjtë të votuesve dhe fletëve të votimit.

“Asnjëherë nuk kemi qënë për mosnumërimin e vullnetit të qytetarit, sepse është abuzuar shumë nga PD, sikur PS nuk vlerëson votën e qytetarit. Jo, ne vlerësojmëvotën e cdo qytetari, por jetojmë në shtetin e së drejtës që ka formë dhe përmbajtje. Pra procedurat në Kodin Zgjedhor janë të përcaktuara qartë. Fleta e votimit hidhet në kutinë përkatëse. Për ne nuk ka rëndësi se cfarë do të nxjerrë hetimi administrativ që do bëjë KQZ-ja pasi i gjithë procesi ka qënë antikushtetues", shtoi deputetja socialiste.

Ndërkohë për punimet e Asamblesë Kombëtare, që do të zhvillohet të shtunën, zonja Hysi, tha se në këtë forum të rëndësishëm do të vendoset për hapat e mëtejshëm politik që opozita do ndërrmarr në vazhdim.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›