4-vjecari me leucemi, apeli i babait: Jeta e djalit në rrezik, s’ka ilace
TIRANË- Mungesa e ilaceve është kthyer në një problem jetësor për fëmijët e pavionit të Pediatrisë në QSUT, ku prindërit janë të detyruar t’i blejnë me një kosto të papërballueshme dhe herë-herë për arsye ekonomike fëmijët mbeten edhe pa mjekim.
Aktualisht një 4-vjecar po rrezikon jetën, si pasojë e avancimit të leucemisë limfoblastike akute, e cila i ka prekur sistemin nervor, si pasojë e mjekimeve të cilat spitali nuk i disponon.
Prindërit e Emiliano Begës kërkojnë zgjidhje nga Drejtoria e QSUT-së për sa i përket mjekimit, kurse vetë janë të detyruar të sakrifikojnë deri në kufijtë ekstremë për të blerë medikamentet me kosto të papërballueshme.
“Djali vuan prej një viti e gjysmë me leucemi në spital dhe këtu nuk ka asnjë lloj ilaci. I blejmë të gjitha me lekë, nuk i përballojmë dot. Kam shkuar në drejtori, kam takuar edhe Pëllumb Piperaj...Mjekët thonë se djali është në rrezik, i ka shkuar sëmundja në tru, duhet ti bëjmë rrezatim...Ilacet kushtojnë jashtëzakonisht shumë, nuk i përballojmë dot. Askush nuk na ndihmon për ta nxjerrë jashtë shtetit”, shprehet i ati i vogëlushit.
4-vjecari cdo ditë ka nevojë për një trajtim të vecantë mjekësor, ku familja përballon shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra. Duke shtuar medikamentin Metotraksat e gjithë kura familjes i ka kushtuar 1, 2 milion lekë të vjetra. Spitali ka ngritur duart përpjetë dhe është dorëzuar, kurse për familjarët përvec dhimbjes për sëmundjen e vogëlushit janë shtuar edhe borxhet financiare për ti shërbyer atij me medikamente, që shteti nuk ka fuqi t’ja sigurojë.
Doktoreshë Mirela Xhafa, e cila po ndjek hap pas hapi rastin e Emiliano Begës shprehet se kemi të bëjmë me leucemi limfoblastike akute, ku si pasojë e avancimit sëmundja i ka prekur sistemi nervor dhe për këtë arsye 4-vjecari do t’i nënshtrohet një radioterape në kokë.
Shumë familjarë të fëmijëve të shturar në këtë repart, jashtë kamerave bëjnë me dije se spitali nuk i siguron ilacet.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)