21 janari raporti i KE-se mbi trajtimin kafsheror te te arrestuarve

Gjate dhe pas protestave opozitare te 21 janarit mediat shqiptare e ato europiane raportuan dhunen e cila u shfaq haptazi ne rruget e Tiranes. Raportimi mediatik i cili kesaj radhe ishte prezent thuajse gjate secilit moment ne pjesen e bulevardit perpara kryeministrise solli para shikuesve momentet tragjike te humbjes se jeteve te kater personave momentet e shtypjes se protestes me gaz lotsjelles e me bresheri armesh nga forcat e armatosura e nga Garda e Republikes por percolli edhe pamjet e percmueshme te policise qe mori hak mbi qytetaret.
Arrestimet e dhunshme goditja e pjesemarresve ne proteste madje edhe te kalimtareve te rastesishem mesymja drejt bareve e lokaleve prej nga po ndiqnin ngjarjet gazetaret e me pas keqtrajtimi ne burgje e komisariate te gjitha keto jane raportuar hollesisht prej medias e cila ka ndihmuar ne qartesimin e situatave qe rrodhen prej 21 janarit. Mirepo media nuk e ka tagrin per te dhene rekomandime apo verejtje zyrtare.
Kritikat e medias u trajtuan me neglizhence e perbuzje nga Qeveria Berisha e nga Ministri i Brendshem Lulzim Basha titullari i dikasterit pergjegjes per mbarevajtjen e protestes e per pasoje pergjegjesit te drejtperdrejte per vrasjet keqtrajtimet dhe dhunimet e protestuesve qe po zbatonin te drejten e tyre kushtetuese per tu grumbulluar e per tu organizuar me leje ne emer te lirise se shprehjes e te organizimit.
Por mbi 21 janarin nuk ka raportuar vetem media. Ngjarja per nga pasojat e renda qe solli terhoqi vemendjen e institucioneve europiane dhe ditet e fundit Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka marre prej Keshillit te Europes nje raport te leshuar nga Komiteti per Parandalimin e Torturave Trajtimit apo Denimit njerezor e Degradues.
Ky raport eshte perpiluar nga nje delegacion i ketij komiteti i perbere prej vete kryetarit te ketij institucioni te Keshillit te Europes Latif Huseynov Marija Definis-Gojanovic dhe Michael Neurauter te cilet vizituan Shqiperine ne 30 janar e deri ne 1 shkurt. Gjate vizites se tyre te derguarit e Komitetit per Parandalimin e Torturave KPT vizituan ambientet e burgimit burgjet e komisariatet u takuan me te arrestuarit dhe i intervistuan ata.
Pervec te arrestuarve delegacioni takoi Ministrin e Brendshem Lulzim Basha Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama Artur Lazebeun dhe Ervin Karamucon nga Avokati i Popullit dhe Dr. Besim Ymaj drejtorin e Institutit Kombetar te Mjekesise Ligjore. Gjate vizites delegacioni i Keshillit te Europes vuri re se situata ishte administruar ne menyre shume jo-profesionale me neglizhence nderkohe qe dhuna e ushtruar kishte mberritur nivele te papajtueshme te arrestuarit ishin lene nga dy dite pa ushqim ishin rrahur nga police e nga drejtore te policise e nuk kishin patur as asistencen e mjekut e as te avokatit.
Sipas KPT-se disa nga keto verejtje rezultonin edhe ne raportin e Avokatit te Popullit mirepo edhe vete delegacioni i Keshillit te Europes u habit per faktin qe asnje prej autoriteteve shqiptare qe merreshin me ngjarjen nuk ishte ne dijeni te ekzistences e lere me te permbajtjes se raportit te Avokatit te Popullit. Kjo tregon edhe nje here mungesen e vemendjes se institucioneve e te qeverise ndaj abuzimit te strukturave te rendit me te drejtat e qytetareve shqiptare abuzim qe u krye haptazi ne shesh por edhe neper qeli te burgjeve e komisariateve.
Trajtimi kafsheror te arrestuarit u lane pa buke per dy dite rresht
Drejtues e oficere te policise kane rrahur personalisht qytetaret e pambrojtur ne ambientet e izolimit. Te arrestuarit jane detyruar me dhune te firmosin pranimin e fajit. Policia ka vepruar per te marre hak ndaj demonstruesve
citime nga raporti i KPT
Pika 10
Gjate vizites delegacioni u perball me nje mori deshmish per keqtrajtim nga ana e policise. Keto pretendime mund ti permbledhim si vijon
a Disa persona deshmojne se ne momentin qe jane arrestuar jane trajtuar me brutalitet nga ana e oficereve te policise ne disa raste dhe nga persona civile te paidentifikuar. Ata pretendojne se jane gjuajtur me shkopa gome edhe pasi jane arrestuar per shembull gjate kohes qe jane mbyllur neper furgona policie
b Shumica e personave te intervistuar deshmojne se kane pesuar dhune e keqtrajtime edhe ne ambientet e policise sidomos ne Komisariatet 1 2 dhe 4 dhe tek Drejtoria e Pergjithshme si dhe gjate transportimit neper vendet e burgimit. Dhuna perfshin shpullat grushtat shkelmat dhe shkopinjte e gomes ne pjese te ndryshme te trupit perfshi dhe koken. Te intervistuarit pershkruajne qe praktika sistematike ishte kalimi permes dy rreshtave me police qe gjuanin me shkopinj gome. Shume prej tyre pretendojne se jane dhunuar fizikisht nga Shefi i Komisariatit numer 2. Disa deshmojne se jane rrahur dhe ne shkallet e kesaj ndertese nga oficeret e policise perfshi shefin e siperpermendur
c Delegacioni mblodhi nje numer deshmish nga te arrestuarit qe thone se gjate hetimeve jane detyruar nga oficeret e policise qe te nenshkruajne deklarata te parapergatitura ku pranonin shkeljet ligjore per te cilat dyshoheshin. Per arritur kete oficeret e policise kane perdorur dhune fizike dhe kercenime. Per me teper thuajse te gjithe te arrestuarit kane thene se nuk u eshte lejuar te kene pranine e avokatit gjate pyetjeve.
Per me teper shume prej te arrestuarve deshmojne se ndersa rriheshin nga oficeret e policise u kane bertitur duke thene se Keni goditur policet. Kjo nenkupton se keqtrajtimet kane qene pasoje e hakmarrjes nga ana e policise per shkak te lendimeve te tyre gjate demonstrates ne fjale.
Pika 11
Nje pjese e te arrestuarve deshmojne se jane sulmuar fizikisht nga oficeret e burgut 313 ku u izoluan. Keqtrajtimi konsistonte ne shkelma grushta dhe shkopa gome. shte teper shqetesuese qe nje pjese e madhe e te burgosurve jane rrahur para syve te drejtorit te burgut.
Pika 24
Ne stacionet e policise u deshmua qe nje pjese e te arrestuarve jane lene per nje ose dy dite pa asnje lloj ushqimi.
Pika 25
Ne burgun 313 delegacioni verejti se gjithe te arrestuarit e 21 janarit jane mbajtur ne qeli paraburgimi. Kushtet ne keto qeli kane qene mjerane e pa akses ne drite natyrore.
Shume deshmi tregojne se gjate dy diteve te para te burgimit neper qeli te vogla me siperfaqe 10 m2 jane mbajtur 12 deri ne 15 persona pa shtreter madje pa batanije.
Edhe ne kohen e inspektimit vume re se numri i te mbajturve neper qeli e tejkalonte numrin e shtreterve apo dyshekeve e mbulesave psh. ne nje qeli me gjashte te burgosur kishte kater shtreter kater batanije dhe asnje dyshek.
Per me teper ne qeli nuk kishte uje te pijshem dhe te burgosurit mund te shkonin ne banje vetem ne ore te caktuara te dites. Shume te burgosur deshmojne se naten nuk kane patur leje te shkojne ne banjo dhe jane detyruar te perdorin shishe plastike.
Rekomandimet e KPT te ndryshohen menjehere praktikat per administrimin e protestave
- do person i arrestuar duhet te marre kontroll te menjehershem mjekesor
- Gjithe analizat mjekesore dhe raportet duhet te kryhen pa pranine e policise apo gardianeve te cilet nuk duhet te kene akses tek te dhenat mjekesore.
- Autoritetet shqiptare duhet te marrin hapat e duhura per te siguruar se ne cdo moment qe nje i arrestuar pretendon ne gjykate se eshte keqtrajtuar nga policia keto deshmi duhet te regjistrohen me shkrim dhe menjehere duhet te kete nje vizite mjeko-ligjore e te hetohet ceshtja. Kjo duhet te ndodhe gjithnje edhe kur nuk ka plagosje te dukshme. Edhe ne rastet kur nuk ka deshmi te shprehur per keqtrajtim prokuroret apo gjyqtaret duhet te kerkojne nje vizite mjeko-ligjore ne rast te te arrestuarve qe lene te mendohet se mund te jene keqtrajtuar kane shenja te dukshme.
- Autoritetet shqiptare duhet te ndermarrin hapa efektive per te siguruar qe gjithe personat e arrestuar te kene mundesi te lajmerojne te afermit dhe te kene nje avokat qe nga momenti kur arrestohen. Fakti qe jane arrestuar shume persona ne te njejten kohe nuk e justifikon shkeljen e ketyre te drejtave.
- Autoritetet shqiptare duhet te kujdesen qe cdo person te kete nje shtrat nje dyshek te paster dhe nje mbuloje.
- Te gjithe te arrestuarit te kene mundesi te shkojne ne banje
Raporti i KPT protestuesit u vrane nga Garda
Ne raportin e paraqitur nga Keshilli i Europes Komiteti i Parandalimit te Torturave ne piken 3 thuhet qarte se kater personat e vrare ne 21 janar jane qelluar prej Gardes se Republikes. Mes shume verejteve te tjera qe behen sa i perket keqadministrimit nga ana e policise gardes dhe Ministrise se Brendshme KPT shprehet qarte se ...kater persona vdiqen pasi u qelluan prej Gardes Republikane.
Kjo eshte hera e pare qe zyrtarisht nje perfaqesi e Keshillit te Europes shprehet mbi autoresine e vrasjeve duke denuar haptazi veprimet e autoriteteve te kontrolluara nga kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Brendshem Lulzim Basha. Me poshte po citojme krejt Piken 3 te raportit
Objektivi kryesor i vizites ishte analiza e trajtimit te personave qe u arrestuan ne kohen e trazirave qe ndodhen ne 21 janar ne Tirane. Pas perplasjeve te dhunshme mes demonstruesve dhe policise ne afersi te kryeministrise rreth 150 veta u ndaluan prej policise dhe shume persona perfshi 54 police u lenduan e u plagosen per me teper kater persona vdiqen pasi u qelluan prej Gardes Republikane. 32 persona u mbajten ne burg tre per nje periudhe te pacaktuar dhe gjithe te tjeret per 15 apo 20 dite ndersa nje numer personash jane arrestuar edhe gjate javes ne vijim te ngjarjes.
Gjithe minorenet e arrestuar ishin liruar ne momentin kur u be ky inspektim.