E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna nga mbeshtetesit e PD-se

Plagoset drejtuesi i stafit elektoral te kandidatit te pavarur per komunen e Dajcit ne Shkoder ndersa autoret pasi kapen nga policia lirohen per tu hetuar ne gjendje te lire. Ngjarja e rende qe tronditi jo vetem banoret e komunes se Dajcit ndodhi ne oren 2320 te se dieles ku Broz Pjetrani 43 vjec banues ne fshatin Samerisht u godit nga dy persona. Broz Pjetrani biznesmen ka marre demtime ne koke fytyre gjakosje si dhe ne trup dhe i eshte nenshtruar trajtimit mjekesor. Pas disa oresh pasi dhe policia erdhi ne spital per te marre deshmine perkatese ai u largua ne banese. Sipas stafit te shtabit elektoral te kandidatit te pavarur per kryetar te komunes Dajc Gentian Palaj goditja e Pjetranit ishte e qellimshme dhe per faktin se ai drejton fushaten e Gentian Palajt. Sipas policise personat qe e goditen jane identifikuar si Duel F. Mehmetaj 22 vjec dhe Shefki E. Mehmetaj 20 vjec te dy keta banues ne fshatin Mushan Komuna Dajc Shkoder e kane kryer veprimin per motive te dobeta dhe me miratim te prokurorise ndiqen ne gjendje te lire.
Te shtunen Palaj ka zhvilluar nje miting elektoral ne Dajc ne nje fushe sporti private ku ka nje numer te madh pjesemarresish qe sipas banoreve te Dajcit nuk eshte pare ndonjehere. Perparim Seiti nga fshati Rrushkull i kesaj komune thekson se kjo i ka trembur seriozisht Arben Gjurajn dhe PD-ne qe duke pare mundesine e humbjes kane shtuar presionet psikologjike dhe te cdo lloj forme mbi perkrahesit e Palajt.
Ne miting ka folur dhe Broz Pjetrani i cili ka treguar qytetari ne fjalen e tij. Te dielen njerezit prane kandidatit te PD-se Arben Gjuraj kane inskenuar nje incident. Ndersa kane dale nga kisha perkrahesit e Gjurajt jane mbledhur rreth tij per nje gjoja miting por qe nuk ishte lajmeruar dhe aty kane provokuar njerezit e Palajt. Vellezerit e te aferm te Palajt jane konfliktuar me fjale me ata te Gjurajt dhe vellai i Gentian Palajt eshte goditur ne fytyre ne pjesen e buzeve nga nje pjesetar i stafit te Gjuarajt. Vete kandidati i pavarur Gentian Palaj ka qene i larguar kur ka nisur incidenti por eshte kthyer sapo e kane lajmeruar se ka konflikt mes paleve. Konflikti eshte shuar dhe palet jane larguar por Arben Gjuraj ka bere denoncim ne polici per 5 pjesetare te familjes Palaj per prishje te mitingut dhe goditje. Policia i ka shoqeruar dhe ka nisur procedim penal ne gjendje te lire per 5 familjaret Palaj perfshire dhe kandidatin e pavarur. Pashuk Palaj thekson se policia dhe here te tjera ka mbajtur haptaz krahun e Gjurajt dhe te PD-se dhe nuk ka pranuar denoncimin e bere nga kjo familje per dhunen ndaj tyre dhe pse ka dhjetera deshmitare. Ne kete konflikt Broz Pjetrani nuk ka qene i pranishem dhe goditja e tij ka qene e qellimshme. Lidhur me kete incident Palaj i eshte drejtuar organizmave nderkombetare pasi gjithe strukturat e shtetit jane ne sherbim te kreut aktual te komunes Arben Gjuraj dhe po ushtrojne presione te shumellojshme si mbi banoret e Dajcit ashtu dhe mbi pjesetare te stafit te tij duke kaluar dhe ne dhune.

Zoti Pjetrani si ndodhi incidenti
Po kthehesha nga Rinasi me disa familjare te mi disa metra me pas qene dhe disa kusherinj te mi me mjetin e tyre. Ne Mushan me prene rrugen tre makina me postera te Arben Gjurajt. Me nxoren nga makina me force dhe me goditen me shpejtesi duke me hedhur ne kanal me grushte e shqelma. Kjo zgjati disa sekonda dhe u larguan. U mbulova me gjak dhe me dhane ndihme te afermit qe ishin ne makine gra dhe kusherinjte qe udhetonin pas.

Cili ka qene motive a keni ndonje dyshim perse ndodhi
Mua me njohin te gjithe ne Dajc dhe as une as familja ime nuk kemi konflikte me njeri. Gjithcka lidhet me mbeshtetjen qe i kam dhene qe ne fillim kandidatit te pavarur Gentian Palaj i cili meriton te jete ne krye te komunes. Une kam dale hapur drejtoj shtabin elektoral te tij. Me Arben Gjurajn dhe njerezit e tij nuk kam pasur konflikt ndonjehere.

Para kater vitesh ju ishit kandidat i pavarur perballe Gjurajt i cili fitoi. Mund te kete lidhje kjo me ate qe ndodhi
Jo sepse dhe para kater vitesh ka pasur presione por vetem verbale dhe psikologjike dhe nuk ka pasur asnje incident apo dhune. Une jam biznesmen familjar qe jetoj e punoj ne Sanmerisht te Dajcit. Kam marre rreth 700 vota kundrejt rreth 1200 te Gjurajt dhe pavaresisht kontestimeve te mia lidhur me procesin dhe fushaten gjithcka mbaroi sapo u mor vesh rezultati. Ai kishte perkrahjen e PD-se dhe per mua mbaroi aty. Nuk kam pasur ndonjehere konflikt me te pasi kam pare punen time. Tentova te perfshihem ne nje gare politike kater vjet me pare duke besuar tek demokracia. U zhgenjeva dhe kam vazhduar te shoh punen time. Kur Genti me tha se do kandidonte si i pavarur pasi PD-ja nuk e kishte kandiduar u vura ne krah te tij duke shpresuar se situata do te ishte ne permiresim programi i Gentit ishte joshes formimi i tij ne perendim jane garanci. Nuk e dija se demokracia per ardhjen e se ciles une kam kontribuar dhe banoret e Dajcit e dine mire do me ndeshkonte keshtu.

Goditja juaj erdhi pas mitingut te Palajt shihni ndonje lidhje
Po sepse ne miting u pa qarte mbeshtetja per Gentianin megjithese une nuk eshte se fyeva apo fola per Gjurajn. Une thjesht bera apel per te votuar Gentin.

Seiti E turpshme
Perparim Seiti thote se ai eshte anetar i PD-se qe ne fillim dhe tregon teseren e saj. Kam mbeshtetur kandidatin e pavarur pasi kreu aktual i komunes Arben Gjuraj jo vetem nuk ka bere asgje per kete komune tash 11 vjet qe eshte ne drejtim por ka abuzuar me detyren dukshem dhe kete e dine shume mire banoret. Kjo qe ndodhi me Brozin mund te perseritet dhe me ne pasi jemi te pambrojtur. Arben Gjuraj ka shtetin me vete politiken dhe policine dhe mendoj se ajo qe ndodhi me Brozin eshte mesazh qe Arben Gjuraj dhe pushteti i PD-se jep per banoret e Dajcit duke u thene se po i shkuat prapa e votuat per Palajn do ta pesoni si Brozi. Kjo eshte e turpshme per nje vend ne mes te Evropes dhe anetare te NATO-s.
Te tjere banore edhe pse ngurrojne te flasin me emer tregojne se ka dy jave qe presionet per te mos votuar per kandidatin e pavarur jane rritur duke i kercenuar dhe me mosdhenien e demshperblimit per permbytjet ne rast se nuk fiton Arben Gjuraj. Kjo eshte Shqiperia e vitit 2011 shprehen ata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›