Kryeqytetarja
Flora Hanelli eshte nje pedagoge e serte matematike qe bashke me burrin e saj mbahen mend gjate nga studentet qe mbarojne inxhinierine ne Tirane. Une vete jam nje student i tyre dhe ende me del ne gjume provimi me Hanellin. Memoria e forte per ta ka te beje me faktin se ishin te rrepte te drejte dhe te pakompromis.
Dje Flora Hanelli u be personazh i medies shqiptare pasi fare spontanisht e zemeruar si qytetare dhe e fyer ne inteligjencen e saj ishte futur me dhune ne nje klase ku duhet te degjonte genjeshtra rrethuar nga badigarde dhe nje trupe shetitese qe shoqeron kandidatin Lulezim Basha. Shpertheu dhe zhberi per 5 sekonda ate qe Lulezim Basha kishte tentuar ta bente per 5 jave fushaten e montuar elektorale dhe profilin e tij paqesor.
Disa badigarde me fytyre banditi iu afruan pedagoges se nderuar dhe e hoqen zvarre jashte ndersa studentet duartrokisnin pedagogen e tyre dhe te revoltuar zbrazen sallen. Zyra e shtypit e Lulezim Bashes qe nuk le kasete dhe e-mail pa derguar heshti. Njeriu qe i premton Tiranes transparence fshehu perballjen e tij te pare me nje qytetare kurajoze.
Menaxheret e fushates se tij heshten. Vrapuan pas kesaj ne nje salle te Tiranes per te bere nje aktivitet tjeter qe te mbulohej skandali. Mediat televizive kombetare heshten duke e bere dhe me te forte dhimbjen per mungesen e moralit te tyre ne kete fushate.
Flora Hanelli u kthye e tronditur ne zyren e saj shoqeruar nga e bija dhe disa studente qe ja hoqen nga duart badigardeve te dhunshem te Lulezim Bashes. Njeriu prej plasteline u deformua per 5 sekonda perballe nje njeriu te vertete. Maska e dyllit ra nga fytyra e tij sapo nje zonje i kujtoi se ka lene kater pale femije jetime.
Tirana humbi dje nje takim te qete elektoral por fitoi nje qytetare te rendesishme te saj ndoshta qytetaren me te rendesishme te kesaj fushate Flora Hanellin.
Ky gjest na beri te reflektojme gjate mbi gjestin e gazetes Tema diten e diel qe botoi ne faqe te pare nje kopertine denoncuese mbi pergjegjesine e Lulezim Bashes per vrasjet e 21 Janarit. Kemi pasur reagime te perziera rreth saj reagime te cilat ishin ne shumice absolute mbeshtetese por me debate rreth thellesise ku duhet te shkohet me kete akuze.
Dje Flora Hanelli na beri te skuqemi te gjithe duke na treguar se sa te padrejte jemi me dy vajzat e mitura te Aleks Nikajt sa te padrejte jemi me lotet e Anes dhe vellezerve te saj qe u mungon babi i vrare para deres se qeverise me duar ne xhepa sa te padrejte jemi treguar ne kete fushate me femijet e Hekuran Dedes qe po qajne ne vetmi dhe harrim babain e tyre dhe djalin e mbetur te Faik Myrtaj i cili duhet te perballoje jo vetem ikjen e babait por dhe deshperimin vrastar te vellait qe nuk e duroi dot ate dhembje.
Flora Hanelli ndryshe nga persiatja jone meskine mbi qejfmbetjen e Lulezim Bashes e tha qarte dhe shkurt duke treguar me gisht vrasesin qe la kater pale jetime rrugeve.
Flora Hanelli foli per te gjithe ne qe heshtem ne meskinitetin tone per koleget e mi qe ne kete fushate numerojne leket ne vend te raporteve per pronaret e medieve qe numerojne spotet e reklamave ne vend te viktimave per njerezit e trembur te administrates qe numerojne leket e rroges para se te numerojne rreshtat qe formojne ne salla mbledhjesh e sheshe mitingjesh te detyruar.
Flora Hanelli mbrojti mbi te gjithe Universitetin e saj ate institucion qe ka ngritur me duart e saj dhe burrit te saj per 25 vite dhe qe i ka dhene dinjitet se bashku me koleget e saj. Ajo foli per te gjithe shoqerine e trembur shqiptare per te gjithe median e shitur per te gjithe ata qe duan te na detyrojne te harrojme se Lulezim Basha po perdor kete dekor fushate per te mbuluar gjakun e pathare derdhur prej tij ne bulevard.
Dje Flora provoi perse Lulezim Basha donte nje fushate te montuar elektorale ne ekrane. Perfytyroni sikur Basha te kishte bere nje fushate te lire elektorale te mos dilte neper rruget e Tiranes me trupen e tij shetitese teatrale qe zevendeson popullin e vertete se sa qytetare te lire do te njihnim ne kete qytet. Flora provoi se Lulezim Basha dhe Sali Berisha kane qene te qarte per krimin e tyre.
I pari Sali Berisha u largua nga Tirana dhe po endet rrugeve te Shqiperise pa shkelur ne kete qytet ndersa i dyti po sillet neper rruget e ketij qyteti si fantazem brenda akuariumit qe i ka prodhuar stafi elektoral. Nje dite kontaktoi pa dashje me nje qytetare te futur pa leje te tij ne salle nen bindje te thelle se brenda atyre mureve gjithcka eshte me pushtetin dhe u diskretitua.
Kjo tregon sa regresive dhe turperuese eshte per ato media transmetimi i kasetave dhe mungesa e gazetareve pas nje aktori te rendesishem elektoral. Dhe mbi te gjitha tregon degradimin e shtetit ligjor prej ketij kandidati qe shkel ligjin per arsimin duke dhunuar universitetet private dhe ato publike te privatizuara nga partia e tij per te mashtruar qytetaret.
Dje Flora provoi mbi te gjitha se kurajoja nuk ka vdekur dhe se e keqja zhbehet vetem duke i dale perballe. Fjalori i ashper i saj kunder vrasjeve i krahasuar me fjalorin e Henri ilit kunder transparences ne te vertete ballafaqojne dy botet akademike ate reale dhe ate te rreme ne Shqiperi.
Sapo videoja e saj filloi te shfaqej ne faqet e internetit dhe ekrane ne Tirane nje bombe artizanale shpertheu prane cadres rinore te opozites ne Bulevard duke plagosur nje te ri ndersa ne Lac u vra vellai i nje deputeti socialist. Qetesia humbi menjehere dhe maskat e dyllit qe fshihnin skermitjen e dhembeve duke e transformuar ne buzeqeshje rane. Ne kete qytet njeriu qe do te behet qytetar i pare i tij eshte ne akuze per vrasje politike.
Milionat e pushtetit jane angazhuar ta pastrojne gjakun nga duart e tij por mjafton nje njeri i lire per ta bere te duket e rreme liria e ofruar nga nje pushtet i dhunshem. Faleminderit Flora Hanelli. Me gjestin tuaj ju i keni vene note kaluese nje shoqerie e cila po mbeste ne klase ne provimin e demokracise.