E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari shtyhet seanca gjyqesore

Shtyhet për në datën 24 tetor seanca gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit, ku katër persona u vranë gjatë protestës përpara kryeministrisë.

Mungesa e avokatit të gardistit Agim Llupo ka detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën për javën tjetër. Ndërkohë gardisti Llupo gjatë deklaratës së tij në seancë ka këmbëngulur se në 21 janar ka zbatuar vetëm ligjin dhe ka pretenduar se prokuroria nuk ka marrë asnjë dëshmi të tij.

“Kam 15 muaj që jam në burg dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë dëshmi timen. Në 21 janar kam zbatuar ligjin dhe kam qëlluar vetëm në ajër. Protestuesit më kanë qëlluar me gurë dhe me mjete të forta dhe për pasojë m'u dëmtua edhe automatiku. Më pas më ndërruan automatikun po nuk kam qëlluar më në ajër sepse situata u qetësua”, tha Llupo.

Gardisti Agim Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Dedës. Në këtë proces janë të pandehur edhe ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi, i cili akuzohet për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj, si dhe Margarit Kume, shoferi i ish-shefit të Gardës Ndrea Prendi, akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Për të njëjtën akuzë u mor i pandehur dhe Armando Kasaj, specialist i IT në Këshillin e Ministrave, por gjykata e liroi nga akuzat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›