E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari si u la i lire zyrtari i Gardes se Republikes

TIRAN - Zbardhet vendimi i Gjykates se Apelit liroi Komandantin e Njesise Speciale te Gardes se Republikes Alfred Ahmetcenaj edhe pse vartesit e tij kishin qelluar per 131 here ne drejtim te turmes dhe ne ajer pa nje urdher. Sipas vendimit me nr. 141 te Gjykates se Apelit te firmosur nga tre gjyqtaret kryesues Gjin Gjoni dhe anetaret Agron Papajani dhe Hysni Demiraj vendimi i lirimit te Ahmetcenajt i drejte edhe pse ishte provuar se zevendesi i tij eshte autori i vrasjes se njerit prej demonstruesve te 21 janarit shtetasin Ziver Veizi.

Me poshte Shekulli sjell vendimin e kesaj gjykate qe sipas te cilit lirimi i Ahmetcenajt eshte i drejte dhe ai duhet te paraqitet cdo te hene ne ora 1000 ne prokurori

...Prokuroria e Tiranes ka regjistruar procedimin penal me nr. 285 te vitit 2011 qe ben fjale per vepren penale te Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim. Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes rezulton i provuar me daten 21 janar 2011 ne intervalin kohor midis 1330 deri ne ora 1700 ne bulevardin Deshmoret e Kombit pikerisht prane nderteses se kryeministrise ishte njoftuar zhvillimi i nje demonstrate.

Rezulton se gjate ketij grumbullimi masiv njerezish persona te ndryshem kane qelluar me sende te forta ne drejtim te forcave qe pergjigjen per ruajtjen dhe sigurine publike si dhe ndertesen e Kryeministrise. Pas pershkallezimit te dhunes si dhe hapjes se portes se gardhit rrethues te godines se kryeministrise nga efektivet qe kishin marr nen mbikeqyrje kete objekt eshte paralajmeruar me megafon dhe me pas jane perdorur armet e zjarrit.

Si pasoje e veprimeve te para dhe keqyrjes se vendit te ngjarjes eshte provuar se pikerisht ne kete dite dhe ne kete demonstrim kane gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizaj Hekuran Deda si dhe Faik Myrto. Kurse shtetasi Aleks Nika ka vdekur pas disa ditesh si pasoje e goditjes me arme zjarri.

Po ashtu kane pesuar demtime te ndryshme te shkaktuara me arme zjarri gjashte shtetas. Gjithashtu rezultojne te jene demtuar me mjete te ndryshme edhe 36 punonjes policie si dhe 25 pjesemarres ne demonstrim. Jane demtuar me mjete te forta mprehese edhe nje numer i madh i efektivave te Gardes se Republikes.

Me daten 21 janar 2011 eshte bere keqyrja e viktimave ku gjate keqyrjes jane gjetur ne trupin e shtetasit Ziver Veizaj dhe Faik Myrto respektivisht nga nje predhe metalike e kalibrit 9 mm te cilat jane marre ne cilesine e proves materiale per ekzaminime te metejshme. Gjithashtu jane keqyrur dhe marre ne cilesine e proves materiale edhe rrobat e viktimave dhe te gjashte te demtuarve me arme luftarake.

Jane bere vendimet per ekspertimin mjeko-ligjor mbi ekzaminimin e kufomave si dhe vendimet e keqyrjet e ekspertimeve mjeko-ligjore per te demtuarit me qellim percaktimin e kategorise se demtimit dhe mjetit qe i ka shkaktuar. Jane bere edhe vendime per kryerjen e ekspertimit kimiko-ligjor per rrobat e sekuestruara te viktimave dhe te demtuarve me arme zjarri per te percaktuar ne to pranine e faktoreve plotesues te qitjes.

Po me daten 21 janar ora 1800 eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes brenda oborrit te nderteses se Keshillit te Ministrave dhe pikerisht nga pjesa veriore e tij jane gjetur nje sasi gezhojash prej te cilave 131 gezhoja te kalibrit 9 mm si dhe gezhoja te kalibrit 7.62 mm te shperndare ne menyre te crregullt te cilat jane sekuestruar me cilesine e proves materiale.

Per te percaktuar llojin e fishekeve dhe te armeve nga te cilat jane nxjerre gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes jane bere vendimet per kryerjen e ekspertimeve teknike dhe balistike. Per kete qellim jane sekuestruar me cilesine e proves materiale arme te efektivave te Gardes se Republikes te cilat sipas planit te masave dhe instruktazhit te dates 21.01.2011 si dhe urdhri nr. 28/1 i dates 19.01.2011 edhe keto te marra ne cilesine e proves materiale mbi bazen e vendimit te prokurorit me daten 21.01.2011 kane qene te dislokuara diten e ngjarjes ne objektin e Keshillit te Ministrave.

Ne lidhje me kete ngjarje nga ana e organit te prokurorise eshte urdheruar Ndalimi i shtetasit te dyshuar Alfred Ahmetcenaj per akuzen e Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim. Ky urdher ndalimi eshte ekzekutuar nga Policia me date 8 shkurt 2011 ora 2020 minuta pasi shtetasi Alfred Ahmetcenaj eshte paraqitur vullnetarisht ne Prokurori.

Ne lidhje me sa kerkohet nga organi i prokurorise Gjykata e Apelit cmon ne ngjarjen e dates 21 janar 2011 kemi nje pasoje kriminale kater persona te vdekur dhe 6 te tjere te plagosur me arme zjarri jane demtuar me mjete te ndryshme edhe 36 punonjes policie si dhe jane demtuar me mjete te forta mprehese nje numer i madh te efektiveve te Gardes se Republikes.

Po keshtu sic eshte pershkruar me larte nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane marre gezhoja ne vendngjarje jane bllokuar i gjithe armatimi i Gardes jane gjetur tri predha ne trupat e viktimave perkatesisht tek Ziver Veizi Faik Myrtaj dhe Alkes Nika ndersa tek Hekuran Deda nuk ka predhe ne trup pasi ka pasur plage tej-shpuese. Po keshtu jane kryer ekspertime balistike duke ekzaminuar te gjitha armet e perdorura nga Garda dhe aktualisht jane nxjerr konkluzionet e eksperteve ne lidhje me gezhojat si dhe dy predhat qe jane marr ne trupat e viktimave Ziver Veizi dhe Faik Myrta.

Keshtu sipas akt-ekspertimit balistik me nr. 1022 te dates 8 shkurt 2011 konkludohet se nga 131 gezhoja 117 copa jane qitur prej gjashte automatikesh 9 mm te cilet jane bllokuar tek Garda e Republikes. Edhe pse kane kaluar 2 muaj nga ngjarja e 21 janarit 2011 rezulton se jane ekzaminuar dy prej tri predhave te gjetura ne trupat e viktimave konkretisht predhat e gjetur tek viktima Ziver Veizi dhe Faik Myrta.

Sipas akt-ekspertimit tekniko-kimik te armeve e balistik te predhave me nr. 975 te dates 7 shkurt 2011 eshte arritur ne konkluzion se ...predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi eshte qitur nga arma automatik me nr. ne shul 244 dhe numer te gervishtur ne pjesen plastike 244. Veprimet hetimore kane vertetuar se kjo arme eshte perdorur nga personin nen hetim Agim Llupo me detyre shef i shtabit zv.komandant i Njesise Speciale te Gardes se Republikes.

Gjykata Apelit cmon se vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane ndaj Alfred Ahmetcenaj eshte marre ne perputhje te plot me provat dhe rrethanat e ngjarjes dhe si i tille duhet pranuar. Keshtu Gjykata e Apelit cmon se nuk ka dyshim te arsyeshem te mbeshtetur ne prova qe ndaj Ahmetcenaj nuk duhet te merrej nje mase sigurimi e arrestit me burg por ajo e detyrimit per paraqitjeje ne policine gjyqesore.

Kjo per faktin se nuk rezulton qe personin nen hetim Ahmetcenaj te kete qelluar me arme ne drejtim te turmes dhe per rrjedhoje te kete ardhur ndonje pasoje per shkak te veprimeve dhe mos veprimet e tij. Po keshtu nga materialet e paraqitura ne dosje nuk rezulton qe personi nen hetim te kete dhene ndonje urdher i cili te ishte me pasoja ne cilesine e drejtuesit qe ka pasur Garda e Republikes. Gjykata e Apelit cmon se gjithashtu se ndaj personit nen hetim Ahmetcenaj nuk ekziston asnje prove qe te coje ne ndonje dyshim per ekzistencen e ndonje nga elementet e vepres penale te Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim.

shte provuar gjithashtu deri ne kete faze se Ahmetcenaj nuk ka dhene ndonje urdher te posacem per te qelluar me arme zjarri. Nga ana e forcave te Gardes eshte qelluar ne disa faza dhe ne menyra te ndryshme sipas pershkallezimit te sulmit qe i ofrohej godines se kryeministrise.

Po keshtu personi nen hetim Ahmetcenaj nuk ka konstatuar qe njesia po qellonte ne menyre te dukshme ndaj turmes. Edhe aktet hetimore e provojne kete fakt. Madje edhe predha e gjetur ne trupin e viktimes Ziver Veizi qe eshte qelluar nga personi nen hetim Agim Llupo rezulton se eshte demtuar cka do te thote se kjo predhe eshte demtuar ne ndonje objekt te forte para se te pershkruaje trajektoren ne trupin e viktimes.

Ne rrethanat e mesiperme Gjykata e Apelit cmon se me te drejte Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet ka vendosur se nuk ka vend per caktimin e mases se sigurimit arrest me burg per vepren penale te Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim. Por ate te detyrimit per paraqitjeje ne policine gjyqesore te Prokurorise cdo te hene ne ora 1000 te paradites.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›