Limos Dizdari Pse braktisa politiken per Ksamilin

Kompozitori i njohur dhe nje nder politikanet e vjeter por edhe te zhgenjyer ne Shqiperi ka braktisur kryeqytetin shqiptar ku jetonte prej shume vitesh dhe se bashku me bashkeshorten e tij Adriana Dizdari nje painiste e njohur jetojne e punojne ne nje prej qytezave me te largeta te Shqiperise ne Ksamil.
Duket si sureale por atje ne ate qyteze fshat ende shume larg zhvillimit ku njerezit kane me shume deshire te mbajne nje lope apo nje dele se sa te degjojne muzike klasike Dizdari i njohur per dhjetera vepra klasike apo dhe te tjera ne prodhimet kinematografike e festivalet ne RTSH tregon se si ka arritur qe 15 femije te Ksamilit te mesojne piano sot 17 te tjere te mesojne violine dhe 54 femije te atij fshati te varfer te mesojne vizatimin.
Ky eshte Shansi me i madh qe ata kane sot per sot thote Dizdari per kete interviste ekskluzive per Shekullin. Ish deputet ish anetar i Kryesise se PS dhe ish themelues edhe i PS-se edhe i LSI-se Dizdari refuzon te komentoje mbi politiken dhe mbi arsyet e verteta qe e detyruan te braktise Tiranen per te jetuar perfundimisht ne Ksamil.
Heshtja eshte flori kur di ta perdoresh thote ai. Mu ne mes te Ksamilit ne pjesen me te ngritur kodrinore nga ku duken vilat e milionereve ne Korfuz Dizdari ka ndertuar nje salle moderne per koncerte e pajisur me nje foni qe do ta kishin zili te gjithe muzikantet ne kryeqytet. Vec koncerteve dhe konkursit nderkombetar Kenget e Tokes qe zhvillohet atje cdo vit ajo salle mund te shfaqe edhe filma e te shnderrohet keshtu ne nje kinema.
Dhjetera femije nderkohe mesojne piano violine e vizatim ndersa ne ambientet e kesaj qendre qe quhet Dea piktore te njohur mund te ekspozojne veprat e tyre ne galerine qe mban emrin Abdurrahman Buza apo te shfletojne qindra libra ne librarine qe mban emrin Migjeni.
Nje parajse e vogel tokesore e rrethuar nga deti ajri i fresket i Ksamilit pellumbat por edhe lopet edhe delet e fshatit. Po e vertete. Une ama jam i distancuar nga ajo pjese e realitetit qe ju permendni thote Dizdari por ideja eshte qe te vijne ata banore drejt artit e drejt ndricimit dhe jo e kunderta.
Pse iket nga Tirana z. Dizdari
Une isha ne Tirane dhe i bera te gjitha. Permbusha te gjitha pasionet dhe endrrat e mia atje i arrita te gjitha qe doja duke dhene kontributin tim maksimal. do gjykim per me tutje do te ishte subjektiv. Por nuk kisha me shume force per te bere me shume ne Tirane.
Per cfare nuk kishit me shume force
Qe fjala ime te kishte me shume force se aq sa pati.
Per cfare konkretisht mendoni se fjala juaj nuk u degjua
Une kam qene kritik ne politike ashtu si te gjithe artistet me vlera. Keshtuqe ika per te bere nje pune me te mire e ku kriticizmi im do te kishte me shume vlere.
U larguat ju nga politika apo ju largoi politika juve
Sigurisht qe ika vete per shume arsye per te cilat nuk shprehem dot sot. Por sjam bere pishman pasi mora nje pension shume te mire nga politika me te cilin tani mund te paguaj disa nga bashkepunetoret e mi ne Ksamil...
fare mendoni per politiken sot
Heshtja eshte flori kur di ta perdoresh...
Pse shkuat pikerisht ne Ksamil
Se pari sepse e gjithe ajo zone ne jug te Shqiperise eshte zona ime e prejardhjes. Se dyti Ksamili eshte vetem 1900 metra larg Bashkimit Europian...
E megjithate shikon lope e dele neper rrugicat e atij fshati teksa ju i bini pianos...
Po e vertete. Une ama jam i distancuar nga ajo pjese e realitetit qe ju permendni. Ideja eshte qe te vijne ata banore drejt artit e drejt ndricimit dhe jo e kunderta. Per kete arsye ndihem pafund I lumtur qe sot ne qendren Dea ne Ksamil kemi 15 femije qe mesojne falas tre here ne jave si ti bien pianos 17 femije te tjere qe mesojne violinen dhe plot 54 femije te cilet ndjekin kursin e vizatimit.
Per mua ky eshte Shansi me i madh qe ata femije mund te kene per te ardhmen e tyre dhe per shpetimin nga mediokriteti ne nje ambient qe jo gjithmone eshte dashamires ndaj me te vegjelve dhe me te dobteve.
Keni ndonje peng Ndonje plan ende te parealizuar
Te krijoj Banden frymore te Ksamilit
E si mund ta beni kete gje A ka mjaftueshem talente ne ate fshat per te krijuar nje bande
Ka kudo talente mjafton tu krijosh mundesite. Pastaj bandat frymore jane gjithmone te dashura per popullin sjellin hare dhe ne njefare menyre jane nje kuverte e mire qe mbulon trishtimin e fukarait.
Kush eshte Limos Dizdari
Ish deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar per Kulturen dhe nje nder kryetaret me te suksesshem te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne 20 vitet e fundit Dizdari eshte diplomuar si kompozitor ne vitin 1966 ne Akademine e Arteve dhe me vone ka fituar titullin Artist i Merituar.
Nga publiku i thjeshte njihet sidomos per kenget plot ngjyra te festivaleve te RTSH-se ku ka fituar disa here cmime te para nderkohe qe shumekush mban ende mend me nostalgji muz8iken qe ai ka kompozuar per filmat Vitet e pritjes Perralle Nga e Kaluara Ne prag te jetes Qortimet e vjeshtes Rruga e lirise Gjurme ne kaltersi Mesonjetorja Koncert ne vitin 1936 Beni ecen vete Rruge te Bardha etj.
Prej pak kohesh ai ka braktisur gjithcka qe e lidhte me Tiranen dhe drejton qendren e artit Dea ne Ksamil. Ardhja ime ne Ksamil ka lidhje me interesa artistike dhe intelektuale dhe absolutisht jam i bindur qe keshtu sic mendoj une mendojne edhe koleget e mi thote ai.
Deri tani kane vizituar Dean shume njerez te njohur te fushes se artit te cilet me kane vleresuar ka vizioni i kendveshtrimit tim te ketij objekti dhe nga forca e kembenguljes si pershembull ka ardhur poeti Betim Muco qe nga Amerika Enver Isufi skenarist e libretist i shquar i estrades se Sarandes Kico Blushi por edhe Artur Zonja Gjergj Zheji Nasho Jorgaqi Robert Radoja Ibrahim Madhi Margarita Kristidhi Zhani Ciko Neritan Ceka me bashkeshorten piktore te njohur etj.
I martuar me Adriana Dizdarin pedagoge e njohur dhe pianiste ata te dy kane 3 vajza secila artiste Genten balerine aktualisht pedagoge e gjuhes angleze ne France Magin pianist dhe drejtuese e nje shkolle private ne Nju Jork dhe Alden nje prej instrumentisteve me te njohura shqiptare sot ne Londer.