Polici denoncohet per keqtrajtimin e te semurit mendor
TIRAN - Familja e nje adoleshenti 19-vjecar denoncoi dje dhunen ushtruar ndaj pjesetarit te tyre te familjes nga nje efektiv i Policise se komisariatit nr. 3. Julian Paci 19 vjec i semur mendor eshte torturuar dhe keqtrajtuar nga efektivi i patrulles se Policise se komisariatit nr. 2 Anduel Xhalia ne afersi te baneses se policit pasi ai pretendonte se e kishte kapur te semurin mendor duke vjedhur ne banese.
Nderkaq pervec dhunes se ushtruar nga efektivi i patrulles i semuri mendor eshte keqtrajtuar edhe ne furgonin e policise qe e ka shoqeruar ate ne ambientet e policise se komisariatit nr. 3 ku i semuri mendor Paci eshte mbajtur i shoqeruar per me teper se gjashte ore. Pjesetaret e familjes se tij pretendojne se atij i eshte refuzuar edhe ndihma e nevojshme mjekesore per shkak te demtimeve qe kishte marre nga goditjet e policit.
Ngjara ndodhi dy dite me pare ne zonen prane Frigoriferit ne rrugen Siri Kodres ne kryeqytet kur Julian Paci me banim prane ish-kombinatit Josif Pashko ka qene duke shkuar ne kembe per tek halla e tij qe banonte ne rrugen Siri Kodra.
Pasi qendroi nga ora 1600 deri ne oren 2200 ne komisariat i semuri mendor eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet ku ka marre mjekimin e nevojshem shendetesor. Nga ekzaminimet e kryera mjeket kane konstatuar se Paci kishte marre nje thyerje te nofulles se majte ku edhe kishte fryrjen me te madhe te tij.
Nena e te semurit Leonora Paci tha dje per Shekulli-n se i biri kishte qene duke shkuar per tek halla e tij dhe ka degjuar te lehuren e nje qeni dhe duke qene se eshte i frikesuar prej tyre qe nga koha kur ka qene i semure ka zbritur per ta pare. Keshtu pohon edhe vete i semuri ndersa ka nje fryrje ne faqen e krahut te majte ku ka marre edhe me teper goditje.
Sipas Leonora Pacit kur polici kishte pare djalin e saj ne oborr kishte dale nga shtepia dhe kishte nisur te qellonte mbi te me pretekstin se e kishte kapur duke vjedhur.
Perkunder ketij pretendimi vete pjesetaret e familjes se te semurit mendor kane pohuar se ne asnje rast i biri nuk ka qene problematik ne lagje apo ne komunitet si dhe per policine per vjedhje. Vellai i Juljan Pacit Besnik Paci tha dje per Shekulli-n se i vellai ishte dhunuar dhe rrahur cmendurisht nga punonjesi i Policise ndersa vec problemeve te semundjes mendore ai eshte edhe i semure dhe me probleme te autizmit.
Sipas nenes se te semurit mendor Leonores por edhe vellait te tij pervec se ishte rrahur nga polici perballe shtepise se tij 19-vjecari ishte rrahur dhe keqtrajtuar edhe ne furgonin e policise qe kishte shkuar per ta marre pas njoftimit te policit Xhalia. E ka goditur edhe me qyten e pistoletes ne koke - tregon per Shekulli-n Leonora e cila shton. Nese e kane kapur duke vjedhur perse nuk e arrestuan.
Gjykata me pas le te vleresonte se ky eshte i semure mendor duhet te shtrohet ne spital apo duhet te qendroje nen kujdesin e prinderve.
Policia I semuri mendor hyri per te vjedhur
Shefi i komisariatit nr. 3 Florenc Hoxha tha dje ne mbremje per Shekulli-n se i semuri mendor kishte tentuar te futej per te vjedhur ne shtepine e punonjesit te policise Anduel Xhalia. Me tej ai tha se vete efektivi i policise kishte bllokuar 19-vjecarin dhe kishte kerkuar me pas ndihmen e policise. Kur ai ka kerkuar ta bllokoje sipas Hoxhes 19-vjecari Paci e ka goditur efektivin e Policise Xhalia.
Per kunder ketij fakti te aferm dhe pjesetare te familjes se Juljan Pacit mohuan qe njeriu i tyre te ishte perfshire ndonjehere ne ndonje veprim kriminal e aq me pak diten e ngjarjes ndaj policit qe e dhunoi. Shefi i komisariatit nr. 3 tha se per palet ishte pergatitur nje vendim per akt-ekspertimi mjeko-ligjor dhe per palet ishin derguar materialet ne prokurorine e Tiranes ne gjendje te lire pas pretendimeve respektive per vepren penale te plagosjes me dashje demtimeve te tjera me dashje e dhunim banese.