21 të vrarë si pasojë e rivalitetit klanor në Filipine
Persona të armatosur kanë vrarë sot 21 persona në jug të Filipineve, me gjasë për të pamundësuar një femër që të paraqet kandidaturën e bashkëshortit të saj për funksionin e guvernatorit të një province, në zgjedhjet që do të zhvillohen në maj të vitit të ardhshëm, ka njoftuar ushtria.
Koloneli Romeo Bravner theksoi se kufomat e 13 femrave dhe tetë meshkujve janë zbuluar në rajonin, ku më herët ishin marrë peng rreth 30 persona.
Ne besojmë se kufomat tjera janë varrosur. Për fat të keq, masakra ka ndodhur para se forcat tona të arrinin aty, tha Bravner.
Zyrtarët tjerë theksuan se në mesin e të vrarëve është edhe Genalyn Tiamzon Mangudadatu, e cili po përgatitej që të paraqes kandidaturën e bashkëshortit të saj në garën për guvernator të provincës Maguindanao, e cila aktualisht kryesohet nga Datu Ampatuan, kryesues i një familje të fuqishme lokale.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga dy avokatë, disa anëtarë të familjes dhe disa gazetarë.
Rajonet në jug të Filipineve njihen si rajone në të cilat mbretëron një rivalitet i ashpër mes klaneve të ndryshme, përfshirë këtu edhe rivalitetin mes familjes Mangudadatu dhe asaj Ampatuan. Shumë politikanë dhe zyrtarë të zgjedhur në këtë rajon posedojnë armatat e tyre private.