Vriten katër ushtarë amerikanë në Afganistan
Katër ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Afganistan, kanë njoftuar sot forcat e NATO-s.
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë të dielën, në pjesët jugore të Afganistanit, u theksua në kumtesën e aleancës. Dy prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërsa një tjetër është vrarë gjatë një përleshje të armatosur me kryengritësit.
Aleanca njoftoi se ushtari i katërt amerikan ka humbur jetën sot, pas shpërthimit të një bombe në lindje të Afganistanit.
Gjatë muajit nëntor, në Afganistan janë vrarë gjithsej 15 ushtarë amerikanë. Muaji tetor ka qenë muaji më i përgjakshëm për forcat amerikane në Afganistan, që nga fillimi i luftës në vitin 2001, me 58 ushtarë të vrarë amerikanë.
Në anën tjetër, zyrtarët afganë njoftuan për vrasjen e tre ushtarëve afganë, si pasojë e shpërthimit të një bombe, të vendosur skaj rrugës në provincën jugore Helmand.
Ministria e Brendshme e Afganistanit theksoi se ky sulm me bombë ka ndodhur të dielën, në qarkun Musa Qala. Kjo ministri nuk ofroi detaje tjera më të hollësishme dhe mbeti e paqartë se a janë vrarë ushtarët afganë së bashku me ushtarët amerikanë, apo se a bëhet këtu fjalë për incidente të ndara.