E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojnë serbët

Deklaratat se nuk do të ketë vendim definitiv për çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë i kanë irrituar disa zyrtarë serbë.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Tibor Varadi ka thënë se është e papranueshme neutraliteti i GJNDsë sa i përket ligjshmërinë dhe ka kërkuar qartësim të pozicionit të saj.

Një deklaratë e tillë është krejtësisht e pazakontë dhe tronditëse për mua si avokat, ka thënë Varadi, i cili ka udhëhequr procesin gjyqësor të Serbisë në Hagë për rastin e Bosnjës.

Ky zyrtar serbë beson se deklarata e GJNDsë është një keqkuptim dhe pret një qartësim të pozicionit të Gjykatës në ditët në vazhdim.

Reagimi i serbëve vjen vetëm pak ditë pasi Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada, ka thënë se opinioni këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës do të jetë neutral

Procesi në GJND për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës pritet të fillojë më 10 dhjetor dhe do të zgjasë Seanca dëgjimore rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës fillon më 1 dhjetor dhe zgjat 11 ditë.
Aty do të marrin pjesë përfaqësues nga 31 shtete, përfshirë Kosovën.

Ekipi ligjor i Kosovës dhe ai i Serbisë do të flasin në ditën e parë të seancës dhe i kanë në dispozicion nga 3 orë. Zyrtarë nga shtetet tjera do të paraqiten ditëve në vijim dhe mund të flasin deri në 45 minuta. Mendimi këshillues i Gjykatës së Drejtësisë pritet të shpallet në pranverë të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›