E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 vjeçari ther me thikë bashkëqytetarin e vet në çajtore

Kur zënka verbale është tensionuar, 21 vjeçari e ka marrë thikën dhe e ka sulmuar bashkëqytetarin e tij.

Mbrëmë rreth orës 17 në klinikën e Tetovës është sjellë një djalosh 31 vjeçar i therur me thikë në këmbën e majtë. Sipas policisë, atë e ka lënduar bashkëqytetari i tij 21 vjeçar me të cilin më herët janë fjalosur në njërën nga çajtoret e Tetovës.

Kur zënka verbale është tensionuar, 21 vjeçari e ka marrë thikën dhe e ka sulmuar bashkëqytetarin e tij., shkruan Portalb

Dy orë më vonë sulmuesi vet është paraqitur në polici.

Policia ia ka konfiskuar thikën dhe vazhdon të kryejë hetimet.

I plagosuri është jashtë rrezikut të jetës dhe mjekohet në spital. Arsyet e zënkës janë ende të panjohura. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›