E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi i fuqishëm trondit Nju Jorkun

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Nju Jorkun. Sipas shërbimit të zjarrfikësve bëhet me dije se është vendosu lëndë eksplozivi në ndërtesën e Chinatown.

Sipas burimeve paraprake mësohet se ndërtesa ndodhet në Pike Street, shkruan tema.

Zjarri filloi nga kati i parë që është në rikonstruksion. Ndërsa në katet e mësipërme ndodhen biznese dhe apartamente. Sipas ABC një pjesë e ndërtesës është rrëzuar. Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi dhe nuk është bërë ende e njohur nëse ka dëme në njerëz. Policia në vendngjarje ka filluar hetimet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›