E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

215 litra shi për metër katror/ Lëshohet alarmi në gjysmën e Spanjës

Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur rajonet lindore të Spanjës duke bërë që autoritetet t’u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos përdorin automjetet e tyre mes kërcënimeve për shtimin e reshjeve.

Bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese bëri që uji të vërshonte në rrugë.

Përmbytje të mëdha u regjistruan dhe në zonat periferike pasi përrenjtë dolën nga shtrati. Si pasojë shumë automjete u bllokuan nga uji.

Agjencia kombëtare e motit të Spanjës, AEMET, ka lëshuar alarm portokalli në disa pjesë të vendit, përfshirë rajonin e Madridit, ku brenda 12 orëve të ardhshme pritet të bien deri në 120 litra shi për metër katror.

Reshje të shumta shiu u regjistruan edhe në qytetet verilindore të Alkanarit, Taragonës, ku ranë 215 litra shi për metër katror gjatë 24-orëshit.

Në këto qytete banorët janë këshilluar që të shmangin udhëtimet e panevojshme. 

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›