E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 të vrarë në Siri

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri, kanë deklaruar se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 22 persona në një protestë të organizuar dje kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistët, kanë bërë të ditur se forcat qeveritare ka hapur zjarr mbi demonstruesit e paarmatosur dhe kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Liderët nga Shtetet e Bashkuara, dhe Evropa kanë rritur përpjekjet që synojnë dhënien fund të dhunës ndaj protestuesve në Siri.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka akuzuar regjimin e Assadit për vrasjen e më shumë se 2.000 personave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›