E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez rikthehet në Kubë për tu nënshtruar kimioterapisë

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez, ka deklaruar sot se do të kthehet serish në Kubë për një seancë të dytë të kimioterapisë për të luftuar sëmundjen e kancerit.

Chavez, i cili kishte kryer një operacioni në Havanë, në qershor për të hequr një tumor, i ka thënë televizionit shtetëror në një bisedë telefonike se ai do t`i nënshtrohen disa testeve mjekësore në Kubë të dielën dhe do të mund të rifillojë të hënën trajtimin me kimioterapi.

Ai ka deklaruar gjithashtu se qëndrimi i tij në Kubë mund të zgjasë pesë ditë.

Chavez, ka përsëritur gjithashtu se mjekët nuk kanë gjetur asnjë qelizë malinje në trupin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›