E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, kapen një sasi armësh me destinacion Sirinë

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se policia vendase ka konfiskuar një sasi armësh të cilat do të dërgoheshin nga Irani në Siri. Agjencia e lajmeve Anatolia citoi Davutoglun të ketë thënë se “janë duke u bërë hetimet e nevojshme”.

Dy ditë më parë, mediat gjermane cituan “burimet diplomatike perëndimore” duke thënë se “Turqia ka ndaluar shpërndarjen e armëve”.

Në muajin mars, shteti turk ka njoftuar panelin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka konfiskuar një sasi të armëve që Irani ka tentuar t`i eksportojë, pavarwsisht embargos së OKB-së për armët.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›