22 vite babai i mbajti të lidhura me zinxhirë, ngjarja e rrallë në Dibër

Historitë e rënda të lidhjes së njerëzve me zinxhir duket se po përsëriten shpesh në vendin tonë, atje ku shteti nuk gjendet për t’iu ardhur në ndihmë.
Pas rastit të Fierit, ku një 26-vjeçar mbahej i lidhur me zinxhir për shkak të problemeve të tij mendore, rasti është përsëritur kësaj here në Dibër. Dy vajza të sëmuara mendore, mbahen prej 22-vitesh të lidhura në të njëjtën formë. Historia tragjike është përsëritur në familjen Keshi. Babai i vajzave, Dine Keshi pretendon se të bijat janë me probleme dhe të rrezikshme për komunitetin, ndaj ka gjetur zgjidhjen duke i lidhur ato prej shumë vitesh. Vajzat jetojnë në kushte të vështira, jashtë çdo standardi njerëzor. Mësohet se e ëma e tyre ka vdekur shumë kohë më parë. Të sëmura, pa mjekimin e duhur, dy vajzat jetojnë në një gjendje të tillë. Shteti iu jep pension invaliditeti, por jo edhe mjekimet e duhura. Vetëm pak ditë më parë, një 26-vjeçar nga Fieri, u zbulua se jetonte prej tre vitesh në një kasolle, i pranguar me zinxhir.
SOT
Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Maqellar të Dibrës, ku dy motra jetojnë të lidhura prej 22-vitesh, kanë filluar edhe reagime e para. Një ekip mjekësh kanë mbërritur në familjen Keshi, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e motrave të sëmura në drejtim të spitalit të Peshkopisë. Thëllënxa Keshi (aktualisht 47-vjeç) është lidhur në moshën 25-vjeçare. Ajo i ka shfaqur problemet në moshën 16-vjeçare, ndërsa është dërguar në spitalin e Vlorës, ku ka qëndruar për rreth 7 vite. Ndërsa vajza tjetër Fidane Keshi (aktualisht 45-vjeç) është vendosur në zënxhirë në moshën 16-vjeçare. Që prej asaj kohe asaj nuk i është bërë asnjë vizitë mjekësore. Babai i tyre tregon se nëna e vajzave ka vite që ka vdekur, ndërsa ai në pamundësi të ruajtjes së tyre i ka lidhur me zinxhirë.
...