E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, i zhytur në pazarin “bojkot me pare, bojkot pa pare”

S’ka më asnjë shpresë se Rama do të mund të garantojë një kohezion të strukturave socialiste. Aktualisht ai po përpiqet të llogarisë përfitimet personale nga numri i socialistëve që janë gati ta vijojnë bojkotin pa shpërblim dhe nga numri i atyre që kërkojnë para për një pafytyrësi të tillë. Pazari nuk është fitimprurës në asnjë rast, nga këndvështrimi politik, por Edi Rama është më i interesuar për fatin e tij personal sesa për rrënimin e pritshëm të PS-së



Edvin Rama ka institucionalizuar tek kursi politik i PS-së standardet e dyfishta që zbaton tek Kulla e Pezës, por edhe tek bashkia e Tiranës. Në mënyrë të kuptueshme, Rama ka abdituar edhe kushtet e reja për marrjen e bakshisheve, në situatën kur Partia Socialiste e Edvinit nuk e njeh sistemin dhe po pretendon se gjendja e vështirë detyron edhe një rritje të përqindjeve që zbatohen në të tilla parakushte. Bojkoti i Partisë Socialiste po shërben për justifikimin e asaj që leninistët e hershëm dhe të vonë e cilësonin si “situata revolucionare”, një ekuacion që veç sjell më shumë të ardhura në arkën e Edvinit, për shkak se gjendja i afrohej ilegalitetit dhe detyronte protagonistët (leninistët) të vepronin në një gjendje që do kushton gjithmonë e më shtrenjtë. Bojkoti edvinist ka dhënë edhe provën e parë, teksa pesë njësi vendore thuajse i janë falur Partisë Demokratike dhe mazhorancës (siç thotë Ben Blushi), por tashmë bojkoti po shndërrohet në një mënyrë se si elita socialiste të fitojë para shtesë për shkak të aksionit politik. Një numër deputetësh që braktisën ojq të ndryshme, të cilat financoheshin prej organizmave ndërkombëtarë apo edhe prej organizatave partnere të së majtës gjenden sot në një situatë jo fort të këndshme dhe po i kërkojnë Edvinit se kur do të përfundojë bojkoti pa pare që po aplikohet aktualisht. “Edhe zogu nuk këndon pa pare” kanë artikuluar në mënyrë informale kandidatët për deputetë të së majtës, duke kujtuar një fjali të famshme të jetës parlamentare të fillimviteve ’90.


“Situata revolucionare” nuk është aq e thjeshtë për t’u menazhuar nga Edvini dhe njerëzit e tjerë që vijnë nga ojq-të. Bojkoti po shpërblehet për një turmë kasnecësh që po dalin përditë në ekran dhe po ia marrin bojën vetes, duke artikuluar fraza, për të cilat do të skuqeshin nga turpi edhe foshnjat në barkun e nënës, por tashmë edhe pacipësia ka një kufi dhe Edvinit do t’i duhet të përcaktojë një kalendar. Ai s’ka njerëz për aq shumë ditë sa do t’i duhen, deri në përfundim të legjislaturës, bile ai s’ka njerëz as deri në përfundim të gjashtëmujorit, kohë kur njerëzve të pranishëm në listën e Edvinit do t’u skadonte mandati, prandaj edhe sfida aktuale e njeriut që ka zënë vendin e Fatos Nanos, ish-kryetar i Partisë Socialiste, është të përcaktojë peshoren e duhur, mes njerëzve që pranojnë të ushtrojnë një bojkot pa pare, me ata që kanë pranuar tashmë të shfaqen tek një bojkot me kosto të ulët. I gjithë ekuacioni duket si një funksion i thjeshtë, por kur Edvini s’ka ende të qartë se sa do ta zgjasë betejën në zgrip të kushtetueshmërisë, është pothuajse e parathënë se janë të humbura të gjitha palët, si ata që janë angazhuar për një bojkot pa pare, ashtu edhe për ata që e kanë shitur veten lirë, për një bojkot me pare, por që pagesë s’mund të quhet.




...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›