E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 vjetori i themelimit te PD-se Berisha mesazh ne facebook Rama ne Twiter

Partia Demokratike kremton sot 22 vjetorin e themelimit të saj si forca e parë opozitare në vend. Kryeminsitri Sali Berisha në mesazhin e tij në rrjetin social facebook, duke kujtuar datën e themelimit thekson se kjo ka qenë dita e rilindjes së dytë kombëtare, sepse PD u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë. Ai është shprehur i bindur se së shpejti do shndërrohet në realitet edhe shembja e murit të bllokimit dhe avancimit të madh të integrimit evropian.
Ndërsa kryesocialisti Rama e ka përkujtuar me një status të shkurtër në Tuiter sipas të cilit, në 2012 PD ishte shpresa, ndërsa sot zhgënjimi.

Mesazhi I plotë i kryeministrit në facebook
Sot kremtojmë 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Po bëhesha gati të shkruaja një status për këtë ngjarje dhe më erdhi në mënd ajo natë e ftohtë e 11 Dhjetorit 90 kur sëbashku me një grup studentësh e intelektualësh, Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon etj, diskutuam dhe vendosëm themelimin e pluralizmit politik njëherazi dhe PD-në si forcë e parë opozitare të vërtetë të vendit. Themelimi i PD-së mund të quhet dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe, dita e rilindjes së vërtetë të dytë kombëtare sepse Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë, e vokacionit perendimor dhe integrimit Euro – Atlantik dhe Evropian të saj, si parti e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare. Asokohe ky vizion dukej thjesht një utopi, mbasi vendi kishte përjetuar izolimin më të thellë, mjerimin më të madh. Shqiptarët jashtë Shqipërie në Rajon përjetonin pushtimin më të egër. Por sot, pas 22 vitesh, ëndrra e tyre, e një shoqërie të lirë, e shqiptarëve të lire kudo që ata jetojnë, e antarësimit në NATO, është bërë e vërtetë. Kam bindjen se nuk do të vonojë së shndërruari në realitet edhe shembja e murit të bllokimit dhe avancimit të madh të integrimit evropian.

Mesazhi i Ramës në Tuiter
22 vjet perpara PD ishte shpresa,sot eshte zhgenjimi.Ne 2013 PS ne qeverisje per te rilindur Shqiperine, PD ne opozite per te rilindur vete!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›